Gazetari Artan Hoxha thotë se vrasja e Anton kelit në Rrëshen, pak ditë më parë, është vazhdimësi e vrasjeve mes fisit Reçi e Gjini, saga e të cilave ka nisur që në vitin 2017 kur u ekzekutua Gasper Reçi në Romë.
“Konflikti ka nisur në Romë, pasi është shitur një sasi kokainë. Personat që kanë marrë paratë janë grabitur rrugës dhe kjo është konsideruar si shitje informacioni. Ka qenë një sasi afërsisht 2.2 milion euro. Kjo ka ndodhur prej 2017 dhe ne tani mbledhim kufomat rrugës”, tha Hoxha, ndërsa ka treguar se Anton Neli jetonte i qetë dhe nuk ruhej.
“Anton Keli nuk ruhej, jetonte i qetë. Ai është qëlluar me dy plumba. Pista e vrasjes së tij është hakmarrja kur në 2017 është vrarë Gasper Reçi në Romë dhe më pas gjithë ngjarjet e tjera. Kemi një seri ngjarjesh dhe kjo është pista kryesore sepse Anton Keli nuk ka asnjë problematik tjetër.”
Gazetari ka nxjerr dhe një foto të Preng Gjinit, kushëri i Anton Kelit, të cilit iu bë atentat në mes të Tiranës me një minë të telekomanduar. Sipas Hoxhës, personi që ka aktivizuar minën që ishte vendosur në makinën e Preng Gjinit, është vrasës italian dhe e ka parë gjithë momentin e shpërthimit.
“Kjo është pamje e Preng Gjinit pas opearcionit. Është operuar në sy dhe në krah. Kjo foto është bërë jashtë shtetit. Ai është i vetmi që ka ngelur nga vëllezërit Gjini. Kur ka ngelur i gjymtuar, se s’është më si më përpara, ai ka zgjedhur të mos kthehet në Shqipëri. Por vrasje kanë ndodhur dhe në Romë dhe në Blegjikë, kështu që këta janë shumë të organizuar.
Ai ka qenë aty dhe e ka parë makinën. Ka shtypur butonin dhe e ka hedhur në erë, pastaj ëhstë larguar. E kanë kapur të gjitha kamerat. Dyshimet janë se është një vrasës italian që është sjellë me pagesë”, u shpreh gazetari në Abc Neës dhe publikoi foton e mëposhtme të Preng Gjinit.



