• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË MAMURRAS DHE TRITOLI TE HOTELI MATËS/ Hoxha: Vrasësit të veshur si forcat speciale, një mendje djallëzore…
Home
Breaking News

ATENTATI NË MAMURRAS DHE TRITOLI TE HOTELI MATËS/ Hoxha: Vrasësit të veshur si forcat speciale, një mendje djallëzore…

1 June, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ndonëse ende nuk është e qartë se kush ishte shënjestra e atentatit mafioz në Mamurras, gazetari Artan Hoxha thotë se si biznesmeni Paulin Marku dhe Bujar Lika, janë persona tepër të njohur dhe me lidhje të forta.

Hoxha tha se vëmendja u zhvendos te Lika, pasi një pjesë e aktivitetit të Markut ka qenë e shtrirë vite më para se lajmet të arshivoheshin në faqet e internetit.

Lidhur me vrasësit, gazetari investigativ tha se bazuar në veprimet e tyre, mendohet që të jenë një grup tepër i përgatitur, të veshur si forcat speciale dhe që vrasjet vendosën t’i kryenin në territorin që kontrollohej nga viktimat.

Hoxha nuk mendon se atentati në Mamurras ka lidhje me tritolin që u vendos hoteli në pronësi të Ervin Matës, personi që u konfliktua me Ervis Martinajn në një lokal në ish-Bllok. Dyshimet u ngritën pasi viktima Bujar Lika ishte mik i Ervis Martinajt.

Gazetari Hoxha tha se ndoshta një “mendje djallëzore” ka menduar të vendosë tritol te hoteli gjatë kohës që është kryer atentati, për të krijuar këtë përplasje.

Pjesë nga deklarata e Hoxhës në Abcneës:

Njëri prej tyre është një biznesmen i njohur në qytet, Paulin Marku, që në kohën e Parkut Rinia, ka qenë një lokal buzë bulevardit, përballë me Galerinë e Arteve sot. Ka qenë një biznesmen që është marrë me pasuri të patundshme, ka ndërtuar edhe në bllok, ka biznese të tjera dhe më pas u bë pjesë edhe në industrinë e lojërave të fatit. Unë kam raportuar për një gjyq që ky ka patur me Ambasadën Amerikane për një pronë dhe në fund e ka fituar në Gjykatë. E kujtoj fare mirë cili ka qenë aktiviteti i tij. Fakti që ai u gjet aty, vëmendja u drejtua te viktima tjetër. Sepse kur futesh në Google i ke më kronologjike këto. Kështu që ngjarja e spostoi vëmendjen dhe e drejtoi te Ervis Martinaj.

Ata janë shokë, në shkollë bashkë, janë rritur bashkë, miqësinë e kanë vazhduar. Janë dokumentuar edhe përfshirjet në ngjarje, Vrasja e Enton Nikajt në Linëz. Ngjarja ka ndodhur në territorin që ata e kontrollojnë, kanë njerëzit aty. Prandaj duket si një lloj sfide. Por nga informacioni që doli më mbrapa, për fat të keq plagosja u shoqërua edhe me humbjen e jetës të Paulin Markut. Për fat të mirë nuk u goditën fëmijët e tij, sepse kanë qenë në makinë.

Aktualisht hetimin e ka marrë në dorë Prokuroria, hetimi ka shumë pista. Ka dy elementë që janë problematikë, së pari personaliteti i viktimave, dhe së dyti mënyra se si atuorët kanë hyrë në skenën e krimit. Kemi një grup që veprojnë si komando, nuk janë amatorë. Çfarë organizimi, çfarë kapacitetesh kanë. Ata hynë të veshur me uniforma të forcave speciale, goditja ka qenë e menjëhershme. Ka patur tentative për t’iu kundërpërgjigjur. I kanë gjetur një moment shkujdejse, kanë goditur dhe janë larguar nga vendngjarja. Ende nuk kemi atë makinë të djegur. Fakti që autorët kanë hyrë me këtë lloj organizimi, nuk është hera e parë që hyjnë si forca speciale.

Mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, pista që dyshohet është se kanë të bëjnë me trafik të lëndëve narkotike, ose ngjarje të papërfunduara më parë.

Pati një shpërthim te hoteli në Tiranë, por nuk besoj se mund të ketë një bashkim ngjarjesh, pasi nga ngjarja e Bllokut te Mamurrasi kanë ndodhur ngjarje të tjera. Ka ndodhur vrasja e Santiago Malkos. Duket se një mendje djallëzore ka dashur të krijojë një konflikt dhe të fusë në përplasje palët. Ai është një hotel që qëndrojnë mjekët. Akti nuk shkon vetëm hakmarrje ndaj pronarit por rrezikon edhe jetët e klientëve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PROTESTA/ Trump vlerëson Gardën Kombëtare, fajëson "anarkistët"
Previous article TEATRI I KUKULLAVE ÇEL DYERT/ Fëmijët: Ëndrra jonë të bëhemi artistë

F.autor

Postime të ngjashme

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori Aktualitet

"AKUZAT PËR KËRCËNIM JANË TË PAVËRTETA"/ Bajrat kallëzojnë deputeten Koçeku në Prokurori

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg… Aktualitet

"LASH NAM ME BABIN O VËLLA, ATIJ JA MORA LEKËT"/ Zbardhen BISEDAT e Orest Sotës me Alfredo Hamzain: Punë e vogël 115 kg…

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit Aktualitet

DETAJET/ Gjendet një trup i dekompozuar në zonën malore mes Tiranës dhe Elbasanit, dyshohet të jetë i Eglant Koçit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT