• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NË LEZHË/ Policia reagon pas gjetjes së makinës së djegur dhe armën brenda saj: “Benzi” i vjedhur në 2022 në Berat
Home
Breaking News

ATENTATI NË LEZHË/ Policia reagon pas gjetjes së makinës së djegur dhe armën brenda saj: “Benzi” i vjedhur në 2022 në Berat

20 July, 2023 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka reaguar pas gjetjes së makinës së djegur ditën e sotme në Gjadër të Lezhës.

Makina  tip “Benz” është djegur tërësisht, ndërsa brenda saj ka qenë edhe arma tip automatik dhe gëzhoja që po ashtu janë djegur.

Blutë” bëjnë me dije se makina e cila dyshohet se është përdorur për atentatin ku mbeti i vrarë Nikolin Marku (Lekstakaj), është vjedhur në Dimal të Beratit në shtator të vitit 2022.

Njoftimi i policisë:

Lezhë/Informacion shtesë në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.07.2023, në Balldre të Lezhës, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi N.M.(L).

Në vijim të kontrolleve të kryera nga shërbimet policore në të gjithë territorin e rrethit të Lezhës me qëllim gjetjen dhe kapjen e autorëve, në fshatin Gjadër të njësisë administrative Dajç,në një parcelë arë, nga shërbimet e policisë, është gjetur i djegur plotësisht një automjet tip Benz, i cili në shtator të vitit 2022, është denoncuar i vjedhur në Dimal të rrethit Berat.

Nga kqyrja e automjetit, në brendësi të tij, janë gjetur një armë zjarri automatik dhe disa gëzhoja, të gjitha të djegura plotësisht. Arma e zjarrit e gjetur dyshohet të jetë arma që është përdorur për vrasjen e shtetasit N.M.(L). U bë sekuestrimi i tyre në cilësinë e provës materiale për tu dërguar për ekspertime.

Nën drejtimin e prokurorisë, vijojnë veprimet hetimore procedurale të thelluara, për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AFERA E INCENERATORIT/ SPAK i dorëzon Policisë urdhërarrestin për Arben Ahmetajn
Previous article MOTI I KEQ NË SLLOVENI, KROACI, BOSNJE DHE SERBI/ Gjashtë të vdekur dhe qindra të lënduar nga stuhia që përfshiu Ballkanin

s.autor

Postime të ngjashme

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë Aktualitet

TRAGJIKE NË SHKODËR/ 17-vjeçari humb jetën pas aksidentit, një tjetër i ri në gjendje të rëndë

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë... Breaking News

EVIS SALA DHA DORËHEQJEN SI MINISTRE E SHËNDETËSISË/ Reagon Rama: Do vazhdojë të jetë...

ZJARRET NË MALËSINË E MADHE/ Evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri Aktualitet

ZJARRET NË MALËSINË E MADHE/ Evakuohet një familje dhe digjen 3 banesa! Luftë me flakët nga toka dhe ajri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT