• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
MOTI I KEQ NË SLLOVENI, KROACI, BOSNJE DHE SERBI/ Gjashtë të vdekur dhe qindra të lënduar nga stuhia që përfshiu Ballkanin
Home
Botë

MOTI I KEQ NË SLLOVENI, KROACI, BOSNJE DHE SERBI/ Gjashtë të vdekur dhe qindra të lënduar nga stuhia që përfshiu Ballkanin

20 July, 2023 s.autor Botë

Një zjarrfikës kroat ka vdekur gjatë stuhisë vdekjeprurëse që përfshiu Ballkanin pas një vale të të nxehtit, duke e çuar numrin e të vdekurve në gjashtë, thanë zyrtarët më 20 korrik.

Në të gjithë Ballkanin, autoritetet raportuan qindra të lënduar, duke përfshirë disa në gjendje më të rëndë, nga pemët, pjesët e çative ose objekte të tjera të rrëzuara nga erërat e forta.

Pas disa ditësh shumë të nxehta dhe të thata, Ballkani përjetoi stuhinë e dytë brenda dy ditësh, teksa pjesë të tjera të Evropës po luftojnë me zjarre dhe temperatura të larta.

Shërbimet e urgjencës në Slloveni, Kroaci, Bosnje dhe Serbi u përpoqën më 20 korrik të rivendosin energjinë elektrike dhe të pastrojnë mbeturinat e mbetura pas kaosit të një dite më parë.

 

 

Meteorologët thanë se stuhia ishte jashtëzakonisht e fuqishme pasi u formua pas një vargu ditësh shumë të nxehta.

Më herët, në kryeqytetin e Kroacisë, Zagreb, janë raportuar dy viktima si pasojë e stuhisë. Sipas policisë kroate, dy burra humbën jetën pasi u goditën nga rrëzimi i pemëve. Ngjarja përfshinte një 50-vjeçar që ndodhej jashtë në rrugë dhe një 48-vjeçar që ndodhej brenda makinës së tij gjatë fatkeqësisë.

Mjekja e urgjencës, Ljupka Hitrova, ka bërë të ditur për agjencinë zyrtare të lajmeve Hina se të dy viktimat kanë pësuar lëndime të rënda në kokë.

Në Cernik të Kroacisë, një person tjetër humbi jetën sa ishte në makinën e tij, gjithashtu nga rrëzimi një i peme.

Diku tjetër në Zagreb, një 36-vjeçar u lëndua rëndë kur një vinç pranë një zone ndërtimi u shemb, thuhet në deklaratën e policisë.

Stuhia errësoi papritur qiellin dhe solli shi, përmbytje të shpejta dhe erëra në të gjithë Zagrebin duke filluar rreth orës 16:00.

Transporti i qytetit u ndal, pati ndërprerje të energjisë elektrike dhe rrugët u bllokuan për shkak të pemëve të rrëzuara.

Shërbimet e urgjencës së Zagrebit u kërkuan qytetarëve të kenë durim, pasi qindra thirrje për ndihmë erdhën menjëherë.

“Ne u bëjmë thirrje qytetarëve që të thërrasin vetëm nëse janë në një situatë kërcënuese për jetën, deri në stabilizimin e situatës”, tha kryetari i bashkisë së Zagrebit, Tomislav Tomaseviq në Twitter.

Një situatë e ngjashme u raportua në Slloveninë fqinje, ku era e fortë rrëzoi pemë dhe dëmtoi çatitë.

Transmetuesi publik RTV Sllovenia raportoi se një person humbi jetën dhe një tjetër u plagos kur një pemë ra mbi ta në zonën e liqenit Bled.

Një person humbi jetën në Bosnje dhe të paktën 20 u plagosën, thanë autoritetet atje. Autoritetet në Serbi lëshuan paralajmërime për qytetarët ndërsa stuhia u zhvendos drejt lindjes.

Erërat e forta u përhapën nëpër kryeqytetin serb të Beogradit, të mërkurën në mbrëmje.

Disa pjesë të qytetit mbetën pa energji elektrike dhe aeroporti i Beogradit u mbyll përkohësisht. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon një vinç të madh duke rënë.

Diku tjetër në Serbi, banorët raportuan pemë të çara në mes, tulla që binin dhe çati të dëmtuara. Një vajzë 12-vjeçare u shtrua në spital pasi një pemë ra mbi të në qytetin verior të Novi Sadit, thanë mjekët.

Shërbimet e urgjencës në të tre vendet raportuan qindra ndërhyrje ndërsa stuhia përfshiu rajonin. Autoritetet paralajmëruan alpinistët të qëndrojnë larg atyre zonave me pemë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ATENTATI NË LEZHË/ Policia reagon pas gjetjes së makinës së djegur dhe armën brenda saj: “Benzi” i vjedhur në 2022 në Berat
Previous article LUFTA/ Gjenerali ukrainas: Rusët janë gjysmë të rrethuar në Bakhmut, do ta shfrytëzojmë këtë mundësi

s.autor

Postime të ngjashme

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë Botë

"JAM NË LISTËN E TYRE PREJ KOHËSH"/ Trump paralajmëron Iranin: Nëse më vrasin, kam lënë urdhra që ta bombardojnë si kurrë më parë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit? Botë

ANALIZA: Çfarë tregon për Republikën e re Islamike mungesa e Mojtaba Khameneit në varrimin e të atit?

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje Botë

TRONDITET BRITANIA/ Ish-ministrja e Burgjeve gjendet e vdekur, dyshime për vrasje

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT