• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NDAJ PROKURORIT NDOJ/ Redjan Rraja del sot para Gjykatës, si e justifikoi përpjekjen për t’u larguar nga Shqipëria
Home
Breaking News

ATENTATI NDAJ PROKURORIT NDOJ/ Redjan Rraja del sot para Gjykatës, si e justifikoi përpjekjen për t’u larguar nga Shqipëria

6 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Do dalë sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe konkretisht në orën 14:00 , i arrestuari i parë për atentatin e Durrësit, Redjan Rraja. Siç raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, seanca pritet të drejtohet nga gjyqtarja për Krimet e Rënda, Daniela Shirka.

I dyshuari Rraja, sipas burimeve jo zyrtare, ka marrë si avokat mbrojtës avokatin Besnik Cerekja, një jurist i njohur për çështje të forta. Disa orë përpara seancës ku do të shqyrtohen kushtet e arrestimit të Redjan Rrajës, avokati i tij i tha gazetares Hoxha se e ka kontaktuar Redjan Rrajën, por avokati u tregua i rezervuar dhe nuk dha asnjë koment mbi çështjen.

34 vjeçari mbahet në ambientet e Policisë së Tiranës, shpjegoi gazetarja Hoxha, dhe pritet të shoqërohet në mesditë në Gjykatë nën masa të forta policore.

I pyetur më herët për ngjarjen,  Rraja ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë sipas burimeve “se po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”.

Megjithatë policia ka konstatuar gjurmë të të riut nga Nikla, në automjetin e braktisur në fshatin Shkafanë.

Redjan Rraja është i dyshuar për atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja, Aleksandër Lahos dhe Andi Malokut. Të tre ata po trajtohen në spital dhe po ruhen gjithashtu nga policia.

Ndërkohë pas arrestimit të Rrajës, policia ka vijuar kontrollet edhe gjatë mbrëmjes, ndërkohë që hetimet kryesohen nga prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LOREDANA U ZGJODH "ARTISTJA MË E MIRË"/ Reagon çifti zvicerian që e akuzon për mashtrim reperen (FOTO)
Previous article "I FUTI DUART TË DASHURËS"/ Kush është i ektraduari nga Italia, 28-vjeçari që vrau shokun e ngushtë bashkë me të atin (EMRI)

k.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT