Reperja e njohur Loredana është nderuar me çmimin “Artistja më e mirë” në MTV EMA, ku dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me lookun e saj.
Në kuadër të këtij triumfi, për reperen ka shkruar media zviceriane “Blick”. Asaj i është dedikuar një artikull i veçantë.
“Jam e lumtur sepse jam artistja më e mirë zvicerane, dhe jam shumë e lumtur që jam një artiste zvicerane, edhe nëse zviceranët nuk më pëlqejnë aq shumë”, është shprehur vetë Loredana.

Mediumi zvicerian LOOK ka pyetur të shoqin e Znj. Petra, se ç’mendim kanë për çmimin e fituar nga Loredana.
“Gjithçka po shkon kaq ngadalë. Deri më tani nuk kemi marrë asnjë cent. Nëse do të më takonte mua, ajo kurrë nuk do të merrte një çmim të tillë. Por unë nuk mund ta ndryshoj atë ”, është shprehur ai duke treguar se çështja mes tyre ende nuk është mbyllur.


