• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI/ Materialet e gjetura në makinën e Arjan Ndoj nuk janë ato të vjedhura në prokurorinë e Durrësit
Home
Breaking News

ATENTATI/ Materialet e gjetura në makinën e Arjan Ndoj nuk janë ato të vjedhura në prokurorinë e Durrësit

20 November, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Dosjet e gjetura në makinën në të cilën u qëllua me armë prokurori Arjan Ndoja nuk kanë lidhje me materialet që ishin vjedhur më parë në Prokurorinë e Durrësit. Hetimet për identifikimin e autorëve kanë ngecur dhe aktualisht mbetet vetëm një person i arrestuar.

RTV Ora iu referua burimeve të saja pranë prokurorisë duke theksuar se dokumentet e gjetura në makinën e Ndojës nuk kishin lidhje me ato të grabitura një vit më parë në Prokurorinë e Durrësit. Prokuroria nuk ka ende rezultatet e analizave të ADN-së. Pamjet e kamerave të sigurisë të marra përgjatë autostradës Tiranë-Durrës nuk kanë cilësi dhe nuk kanë shërbyer të dhëna domethënëse për hetimet.

Prokurori Arjan Ndoja u qëllua me armë pasditen e 1 nëntorit ndërsa udhëtonte me makinë në autostradën Tiranë-Durrës pranë mbikalimit të Shkozetit. Raportime në media e lidhën sulmin me armë me “përplasje të mundshme bandash për pronat në Gjirin e Lalzit”.

Gjetja e disa dosjeve në makinë ngriti dyshimet në media se ato ishin materialet që ishin grabitur në maj të vitit 2018 në Prokurorinë e Durrësit. Lajm ky që u përgënjeshtrua fillimisht nga vetë Ndoja e tashmë edhe nga burime pranë Prokurorisë, percjell exit.al.

Përpara sulmit me armë prokurori Ndoja ishte akuzuar nga mazhoranca se kishte lidhje me krimin e organizuar. Ai u sulmua politikisht nga Kryeministri Rama dhe Zv/Kryeministri Braçe pasi Ndoja çoi për ndjekje penale ish-drejtorin e hipotekës së Durrësit Liridon Pula. Pula u akuzua për shpërdorim detyre.

Bashkë me prokurorin, në makinë, u qëlluan edhe Aleksandër Laho dhe Andi Maloku, ky i fundit vdiq në spital pak ditë më vonë. Ndryshe nga Maloku, Ndoja dhe Laho, i cili njihet me pseudonimin “Rrumi”, mundën t’i mbijetonin plagëve dhe lane spitalin vetëm këtë javë, percjell exit.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I VODHI SHOQES KËPUCËT DHE TË BRENDSHMET/ Trondit vajza në gjykatë: E kam të dashur
Previous article "KOMENTUESJA E QUAJTI K****"/ Adelina Tahiri degradon me fjalorin dhe i kthehet keq: Po më ku*** se ty

k.autor

Postime të ngjashme

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË FIER/ Flakët përfshijnë pyllin e Trodhenit, era e fortë vështirëson ndërhyrjen! Nis operacioni nga ajri për izolimin e vatrës

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter Aktualitet

ZJARRET NË SHQIPËRI/ 6 vatra aktive, 3 nën mbikëqyrje, angazhohen 224 forca dhe një helikopter

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë Aktualitet

FLUKS I LARTË NË MORINË/ Mbi 200 mijë hyrje nga Kosova në vetëm një javë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT