Policia e kryeqytetit jep detaje të reja në lidhje me vrasjen e Devi Kasmit para dy netësh. Personi që u arrestua mbrëmë është MARIO MESHINI. Sipas policisë, ai është i dyshuar si i përfshirë në vrasje, ndërsa cilësohet si bashkëpunëtor kryesor i Domart Konjarit. “Ne vijim te veprimeve te kryera nga grupi i posaçem i ngritur prane Drejtorise Vendore te Policise Tirane ne bashkepunim te ngushte me Prokurorine prane Rrethit Gjyqesor Tirane per zbardhjen e vepres penale “Vrasja me paramendim”, ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” e kryer në bashkëpunim u ndalua shtetasi M.M. i dyshuar si i perfshire ne vrasjen e shtetasit Devi ose Defrim Kasmit.
Hetimi vijon me intensitet dhe per momentin nuk behen me dije te dhena te tjera” deklaron policia e Tiranës. Gjithashtu burime nga blutë e Tiranës konfirmuan mbrëmë se është gjetur edhe motori me të cilin u larguan autorët pas vrasjes së Devi Kasmit. Ndërkohë që vijojnë kërkimet për arrestimin e Domart Konjarit, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Devi Kasmit.
Përgatiti:AlpeNews.al





