Zbardhen detaje të reja nga dëshmia e Ish punonjësit të forcave policore greke, eftimiu Eftimius që është arrestuar në Shqipëri si i dyshuar për ekzekutimin e Devi Kasmit para një jave.
Ai thotë se është njohur me Aurelin pasi Aureli ka qenë emigrant në Greqi. Ndërsa personat e tjerë i ka njohur tek shtëpia e Aurelit. Ai është shprehur se rrinte në shtëpinë në Mëzez në të cilën u gjetën një arsenal armësh, pasi kishte njohje me Hoxhallarin por rrinte edhe tek shtëpia e tij me qera. Në shtëpinë me qera të Eftimiut nuk u gjet asgjë implikuese.
Ekzekutori grek pranoi se e njeh Aurel Hoxhallarin një nga personat e vendosur në kërkim nga grupi që u kap por ai mohon dhe këmbngul që nuk ka lidhje me vrasësin apo me viktimën. Por vizitat e mëparshme në Shqipëri e aq më tepër miqësia e tij me një shtetas problematik shqiptar e bën edhe më dyshuese dhe i forcon më tepër dyshimet që ai nuk është i pafajshëm.
Ekzekutori grek ka pajtuar avokat mbrojtës Saimir Vishën.


