Dita e sotme ka nisur me aksidente të njëpasnjëshme në qytetin e Beratit. Pas përplasjes së dy mjeteve në zonën e Metalurgjikut, një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në rrethrrotullimin e Bradasheshit.
Si pasojë e aksidentit një grua ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur e ndodhen në gjendje të rëndë.
Në polici është shoqëruar drejtuesi 35-vjeçar i mjetit me targa AA 743 JA, i cili dyshohet se është futur në rrethrrotullim në krah të kundërt, duke shkaktuar edhe viktimat.
Një video nga momenti i ngjarjes ka ardhur pranë redaksisë së JOQ.al, në të cilën duket një prej të aksidentuarve. Ai është një djalë i ri, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë dhe është komplet i gjakosur. Disa metra më larg tij ndodhet viktima dhe personi tjetër i lënduar.


