• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI I DËSHRUAR NDAJ INEZ HAJRULLËS/ Sa vite burg kërkon SPAK për të penduarin e drejtësisë dhe “Dakun”
Home
Aktualitet
Kronikë

ATENTATI I DËSHRUAR NDAJ INEZ HAJRULLËS/ Sa vite burg kërkon SPAK për të penduarin e drejtësisë dhe “Dakun”

21 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar (SPAK) ka dhënë pretencën për 3 autorët e dyshuar të atentatit të dështuar ndaj Inez Hajrullës, i njohur si i forti i Vlorës.

SPAK ka kërkuar 11 vite burg për Leonard Luzin, i njohur edhe me nofkën “Daku”, 10 vite burg për Muharrem Koroveshin dhe për të penduarin e drejtësisë Amarildo Nikolli 2.9 vite pas hekurave. Të tre të pandehurve iu ulet 1/3 e dënimit për shkak të gjykimit të shkurtuar.

47-vjeçari Leonard Luzi u arrestua nga autoritetet spanjolle më 18 korrik, ndërkohë që ishte shpallur në kërkim për organizimin e vrasjes së Inez Hajrullës dhe Evis Matodashajt, një krim që u parandalua. “Daku” është një emër i njohur për policinë, pasi ka lidhje të forta me eksponentë të krimit. Ai është shoku i Amarildo Nikollit, të penduarit të drejtësisë, i cili ndodhet në burg.

Plagosja me breshëri plumbash në Vlorë/ Shënjestra, kushëriri i Inez Hajrullës! Kush është i “forti” që i shpëtoi disa atentateve?

Amarildo Nikolli dyshohet të jetë pajtuar si vrasës me pagesë, me precedentë të mëparshëm edhe në Itali.
Vrasja Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla dështoi sepse në gusht të 2023, në orën 12:47, në lagjen “Uji Ftohtë”, policia ka ndaluar për kontroll vrasësin, Amarildo Nikollin dhe i ka gjetur me vete armët me të cilat do të kryente krimin.

Pikërisht në atë ditë, 7 gusht 2023 ishte gati për të vrarë Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrullën. Atij iu gjetën një arsenal armësh, më konkretisht një pistoletë e markës Pietro Beretta, Mod 92 FS, cal.9, me një silenciator, me karikator të mbushur me 14 (katërmbëdhjetë) fishekë, të kalibrit 9 mm, si dhe një fishek i futur në folenë e qitjes.Për atentatin ndaj Hajrullës, më herët ka rënë në pranga Muharem Koroveshi, Amarildo Nikolli dhe Leonard Luzi. Në kërkim rezulton ende Erio Zejno.
Luzi kishte planifikuar atentatin për hakmarrje për vrasjen e kushëririt të tij, Erigert Ferik (Zejno) në 2013. Një nga personat e dyshuar ai autor ka qenë edhe Ervis Matodashaj, mirëpo një vit më vonë gjykata vendosi pushimin e hetimeve për mungesë të provave ndaj tij.Hetimet kane provuar se vrasja e shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla, është porositur për hakmarrje dhe për marrjen në kontroll të lojërave të fatit.

Porositi Amarildo Nikollin për të vrarë dy ‘kokat’ e krimit në Vlorë, kush është Leonard Luzi që u ekstradua nga Spanja
Rezulton se në datën 22.03.2013, në qytetin e Vlorës, është vrarë me armë zjarri shtetasi Erigert Zejno. Në lidhje me këtë ngjarje në datën 17.08.2013, u krye arrestimi i shtetasve Ervis Matodashaj, Nadir Ferko dhe Altin Sejdiraj. Në datën 21.04.2014, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Vlorë, ka vendosur pushimin e hetimeve për të hetuarit Ervis Matodashaj etj., për mungesë provash, dhe në datën 04.12.2014, hetimet e këtij procedimi janë pezulluar për zbulimin e autorëve.
I pandehuri Leonard Luzi (Zejno), i dërguar për gjykim, është kushëri nga ana e babait me shtetasin Erigert Ferik Zejno, vrarë më datë 22.03.2013, në lagjen “11 Janari”, Vlorë. Hetimet provuan se i pandehuri Leonard Luzi, është financuar nga një person ende i paidentifikuar për të kryer vrasjet e dy shtetasve Ervis Matodashaj dhe Inez Hajrulla.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "GJERMANIA, SHEMBULL I..."/ Zbardhet mesazhi që postoi autori i sulmit në Magdenburg 5 minuta pas krimit, flet edhe për Musk
Previous article DHJETËRA SINJALIZIME PËR KORRUPSION DHE SHPËRDORIM DETYRE/ REL: Kurti erdhi në pushtet me premtimin për “duar të pastra”, por…

s.autor

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT