• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“GJERMANIA, SHEMBULL I…”/ Zbardhet mesazhi që postoi autori i sulmit në Magdenburg 5 minuta pas krimit, flet edhe për Musk
Home
Nderkombetare

“GJERMANIA, SHEMBULL I…”/ Zbardhet mesazhi që postoi autori i sulmit në Magdenburg 5 minuta pas krimit, flet edhe për Musk

21 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Vetëm pesë minuta pas aktit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdenburg ku të paktën 5 persona humbën jetën dhe 200 të tjerë mbetën të plagosur, pasi një makinë hyri furishëm duke goditur njerëzit, Taleb A. 50 vjeç, dërgoi një mesazh në platformën e mediave sociale “X”.

Menjëherë pas kësaj ai është arrestuar nga policia.

Autori i sulmit nuk kishte planifikuar më parë arratisjen e tij nga vendi i krimit.

Në orën 19:07, Taleb A. postoi videon e tij vetëm pak minuta pasi ai vrau njerëzit në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg dhe plagosi më shumë se 200.

Në tekstin e postuar Taleb A. është i indinjuar që autori më i shitur anglez Bruce Daisley kishte bërë thirrje që miliarderi i teknologjisë Elon Musk të arrestohej dhe ekstremisti i djathtë britanik Tommy Robinson të censurohej. Ai më pas e quan Gjermaninë një “shembull të ndritshëm të censurës mediatike”.

Raportohet se Taleb është një aktivist anti-islam, i cili mbërriti në Gjermani në vitin 2006 si refugjat nga Arabia Saudite, sipas Bild.
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser konfirmoi sot para gazetarëve se i dyshuari është islamofobik.

Mjeku thuhet gjithashtu se ka shpërndarë qindra postime të çuditshme në rrjetet e tij sociale në ditët para sulmit. Në njërin prej tyre ai pretendon se Gjermania dëshironte të “islamizonte” Evropën.

Ai thuhet se është gjithashtu një mbështetës i zëshëm i partisë së djathtë AfD. Taleb ka jetuar në qytetin e afërt të Bernburgut – pak më shumë se 30 minuta larg Magdeburgut – që nga arratisja nga Lindja e Mesme.

Mediat gjermane thonë se ai u bë specialist në psikiatri dhe psikoterapi dhe punonte në qytetin fqinj. Ai është njohur zyrtarisht si refugjat që nga viti 2016, thonë mediat lokale.

Mediat gjermane gjithashtu thonë se ata e kanë parë Taleb në një dokumentar të BBC-së në vitin 2019.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RAMA NJOFTOI MBYLLJEN E TIK-TOK/ Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Do të nisë nga…
Previous article ATENTATI I DËSHRUAR NDAJ INEZ HAJRULLËS/ Sa vite burg kërkon SPAK për të penduarin e drejtësisë dhe “Dakun”

s.autor

Postime të ngjashme

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore Botë

"I KEMI DHËNË FUND LUFTËS"/ Trump njofton arritjen e marrëveshjes me Iranin: Ata ranë dakord të mos kenë kurrë armë bërthamore

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit Botë

TËRHIQET SËRISH/ Trump: I kam anuluar sulmet e planifikuara kundër Iranit

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump Botë

"DO TA GODASIM IRANIN SONTE"/ Paralajmërimi i fortë i Trump

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT