• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATET MAFIOZE TË 2020/ Shqiptarët që U EKZEKUTUAN jashtë vendit. Nga Ekuadori në Spanjë e Brazil (RASTET)
Home
Ekskluzive

ATENTATET MAFIOZE TË 2020/ Shqiptarët që U EKZEKUTUAN jashtë vendit. Nga Ekuadori në Spanjë e Brazil (RASTET)

30 December, 2020 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kronikë

Ekzekutimet mafioze të shqiptarëve jashtë Shqiperisë kane qenë jo të pakta në 2020, teksa vitet e fundit kanë ardhur gjithnjë ne rritje veçanërisht në vendet si Ekuador apo Brazil.

Vetëm javën e fundit të dhjetorit mediat i bën jehonë dy prej atentateve ku mbetënt e vdekur në vend dy shqiptarë.

Në bilancin e fundit të këtij viti, AlpeNews.al risjell ekzekutimet e bujshme që me aq sa jane zbardhur kanë kryefjalë vetem larjen e hesapeve lidhur me trafikun e drogës.

***

Ekzekutimi i Adriatik Tresës në Ekuador

Adriatik Tresa, 45 vjeç është ekzekutuar pa mëshirë në qytetin e Guayakilit në Ekuador, duke u bërë kështu, shqiptari i disatë që humbet jetën jashtë vendit, në rrethana të çuditshme. Mediat vendase raportojnë se Tresa ishte i skeduar nga autoritetet vendase si i përfshirë në një sërë ngjarjesh kriminale përfshirë këtu edhe trafikun e drogës. (Lexo këtu)

Ekzekutimi i Ilir Zelkës në Brazil

Ilir Zelka është 47 vjeçari shqiptar i cili është ekzekutuar mëngjesin e 1 dhjetorit në Brazil, teksa ishte ulur në një restorant  për të ngrënë.

Autori i maskuar me bluzë të kuqe dhe kokore, e ka shigjetuar mirë Zelkën dhe më pas e ka qëlluar nga jashtë xhamit, teksa ai ka qenë duke shkruar në telefon. Zelka reagon menjëherë, duke tentuar të fshihet poshtë karriges, ndërkohë që autori largohet me shpejtësi me motor, duke humbur gjurmët. Zelka nuk i mbijeton plageve.

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, po hetohej për drogë

D. Bregu 42 vjeç nga Lushnja, është identiteti i shqiptarit të ekzekutuarnë Spanjë në mesin e dhjetorit.

Shqiptari është vrarë në restorantin ‘The Orange Tree’ në El Albir, teksa po hante me partneren e tij

Bregu është qëlluar me 5 plumba në trup nga një person ende i paidentifikuar. Pista kryesore e hetimit është larja e hesapeve lidhur me trafikun e drogës, pasi viktima ishte një emër i njohur për policinë, sepse po hetohej.

Ekzekutohet me 8 plumba shqiptari në Bruksel

Një shqiptar me precedent penal është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e të premtes në Bruksel.

Ardit Spahiu i njohur dhe me ermin Arjan u ekzekutua me 8 plumba. Ai ka qenë i arrestuar në vitin 2010 për vrasjen e 52 vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, ndaj edhe policia belge dyshon se vrasja e 38 vjeçarit mund të jetë bërë për motive hasmërie.

Spahiu është kunati i Erion Alibej, i cili është arrestuar nga policia shqiptare, pasi dyshohet se është porositësi i disa vrasjeve në Elbasan.

AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Superiore: Mbyllet ndeshja Tirana-Vllaznia. Rezultati 1-1
Previous article LËSHOHET "BOMBA" NGA SPANJA/ Milan vihet pas yllit të Borussia Dortmund. Kuqezinjtë "peshkojnë" për...

F.autor

Postime të ngjashme

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë Aktualitet

DHUNUAN DHE MBAJTËN PENG KLIENTIN NË DYQAN/ Në pranga dy pronarët e një biznesi elektroshtëpiakesh në Tiranë

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI) Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qarkullonte me pistoletë në makinë, arrestohet 31-vjeçari në rrethrrotullimin e Rinasit (EMRI)

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme Aktualitet

DETAJET/ Digjen dy makina në orët e para të mëngjesit në Elbasan, policia heton pistën e zjarrvënies së qëllimshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT