Një person është vrarë me armë zjarri mesditën e sotme në qytetin bregdetar. Viktima është Feriz Bardhi, 40-vjeç banues në Shën Vlash. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 18 pranë Kryqit të Kuq në Durrës rreth orës 12:55 minuta. Ai u qëllua me armë zjarri tip automatik në derë të shtëpisë ku edhe pse u dërgua me shpejtësi i plagosur në spital, nuk mundi që të mbijetonte duke ndërruar jetë.
Personat që kanë kryer vrasjen i kanë zënë pritë pranë banesës, ndërsa kanë hapur zjarr sapo Feriz Bardhi ka dalë nga dera. Ndërkohë policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të plota të këtij krimi.




