Gjatë fjalës së tij hapëse, Edi Rama është shprehur se kjo mbledhje bëhen në një moment të pazakontë.
“Ata studentë na dhanë një shuplakë e cila mua më përvëlon ende, por unë zgjodha tu kthejë faqen tjetër, jo se kanë të drejtë për çfarë kërkojnë dhe aq më pak për mënyrën sesi e kërkuan, por sepse në thelb përtej formave të shfaqjes ata kanë të gjithë të drejtën të jenë të acaruar përderisa nga ne dhe nga askush tjetër presin shumë nga ne”, u shpreh Rama.
Më tej Rama u shpreh se qeveria ka bërë transzicion në disa drejtime, e ndërsa tha se ky tranzicioni vazhdon.
“Në drejtësi i kemi thënë fund tranzicionit dhe jemi në një proces mes tranzicionit dhe fundit të tij.
Në qeverisjen vendore po ashtu, ne epokë të ndërmjetme jemi te pensionet, i kemi dhënë fund tranzicionit me reformën, por në botën e pensionistëve tranzicioni vazhdon për pjesën më të madhe të tyre, njëjta gjë me pronën, i kemi thënë fund në letër, por koha e pronës mbetet ende e ndërmjetme, e kështu e ndërmjetme është koha shqiptare.
Ne e morëm në sy kurajën për ti dhënë fund politikës për të mbajtur pushtetin, por nga ana tjetër zbatimi dhe realizimi në jetën e përditshme i të gjitha atyre që janë investim i atyre fund që kemi thënë në letra është një sfidë që vazhdon.
Sot unë akuzohem pse nuk është askush në burg, pse drejtësia është e padrejtë, pse prokurorë e gjykatës vazhdojnë të godasin të drejtën. Por, nga ana tjetër jemi në një kohë të ndërmjetme dhe nuk na mbetet asgjë veç të ulim kokën dhe të punojnë se e nesërmja në mos e sotmja të na japë të drejtë”, u shpreh kreu i qeverisë.


