• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“AS BASHA NUK DO…”/ Habit Alibeaj: Ata që mbështesin Berishën janë…
Home
Politikë

“AS BASHA NUK DO…”/ Habit Alibeaj: Ata që mbështesin Berishën janë…

22 September, 2021 F.autor Politikë

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka treguar se çfarë po ndodh brenda në selinë blu, pas largimit të ish-kryeministrit Sali Berisha nga Grupi Parlamentar.

Alibeaj tha se nuk ka një përplasje mes Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, pasi sipas tij, jo vetëm Basha apo Berisha, por çdo demokrat, nuk do të negocionte asgjë, kur bëhet fjalë për vendime të Shteteve të Bashkuara.

Më tej Alibeaj shton se ish-kryeministri është pjesë e parlamentit dhe pezullimi i tij është për një kohë të përkohshme.

“Ajo që mund të them është fakti, i kuptuar për këdo, se nëse ka një gjë që nuk do të ndodhë, është fakti që të mund të ndodhë në një mbledhje për një kërkesë për një Kuvend të PD, që të marrë në shqyrtim vendimin e SHBA. Kjo është bërë e qartë për këdo. Kjo parti, demokratët, kushdo tjetër, e ka në ADN e vet politike një nga komponentët më të rëndësishëm pikërisht që ekzistencën e vet PD, orientimi i qartë euro-atlantik i kësaj partie. Nuk ka përplasje mes palëve. Debate po. Kjo parti është krijuar që në gjeneze si grupimi i debateve të njerëzve. Pavarësisht se ka sot një lloj ngarkese emocionale për atë që ka ndodhur, por janë fare të qartë për disa gjëra kardinalë. E para, ai që është kundërshtari ynë politik, por edhe i të gjithë shqiptarëve, është regjimi komunist i instaluar sot; së dyti, ajo që është situata që po e vuajnë sot gjithë shqiptarët. Kjo është një kauzë aq e madhe, që i bën bashkë të gjithë shqiptarët. Së treti, fakti që më 25 prill ky regjim ka vjedhur pushtetin.

Rama ka vjedhur zgjedhjet me krim, me paratë e korrupsionit, duke përdorur administratën, patronazhistët. Ky është fakt, e thënë edhe nga z. Berisha. Kjo nuk ka si të vendoset në diskutim. Është ndjesi dhe bindje e të gjithë demokratëve. Ajo që ka ndodhur më 25 prill, ka qenë grabitje e vullnetit të lirë të shqiptarëve për të rrëzuar këtë lloj regjimi. Edhe ata që mbështesin Berishën janë absolutisht demokratë. Edhe ne demokratët kemi sentimentin tonë njerëzor, absolutisht që këtë s’e mohon njeri. Berisha edhe te kundërshtarët ka influencën dhe sentimentin e vet, dhe kjo dihet. Por, ne ndodhemi para një vendimi të SHBA dhe një kërkese nga Sekretari i Shtetit.

Z. Berisha është pjesë e parlamentit. Ishte kërkesa nga SHBA, që bëri që kryetari të arrinte në këtë vendim për largimin e tij, dhe jemi në këtë lloj situate, ku Berisha është pjesë e parlamentit. Kishim situata deri rraskapitëse dhe tani jemi në këtë situatë. Nuk ka ndodhur kurrsesi asnjë lloj përjashtimi i Berishës. Është marrë një vendim nga kryetari i partisë, për një kohë të përkohshme. Ajo që ka ndodhur është se nuk do të jetë pjesë e grupit, derisa Berisha të sqarojë betejën e tij ligjore, siç e ka thënë dhe vetë Berisha që kjo është beteja e tij dhe nuk mund të jetë betejë e PD. Në të gjitha vlerat e ekzistencës së kësaj partie, është kursi i saktë, i qartë, i pandryshueshëm i partneritetit me aleancën euro-atlantike. Këtu besoj askush, dhe jo vetëm Basha apo Berisha, por çdo demokrat, nuk negocion asgjë. As vetë Basha nuk do donte t’i merrte vendime të tilla, aq radikale”, tha Alibeaj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SITUATË "SHPËRTHYESE" TEK BARCELONA/ Koeman lexon një deklaratë dhe braktis konferencën për shtyp (VIDEO)
Previous article E BUJSHME/ Merrej me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike, arrestohet në Napoli ish-sulmuesi i Kolumbisë

F.autor

Postime të ngjashme

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore Breaking News

"EDHE TRE DITË PËR T'U BËRË PJESË E RRJETIT MIA"/ Rama: Bëhuni pjesë e strukturave të komunikimit të institucioneve qendrore

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT