• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Artistët japin alarmin: Po çmontohen natën pajisjet e Teatrit (FOTO)
Home
Kulturë
Trashegimi

Artistët japin alarmin: Po çmontohen natën pajisjet e Teatrit (FOTO)

6 August, 2018 k.autor Kulturë, Trashegimi

Vendet që deri para pak ditësh farfurinin nga ngjyrat e ndezura të shfaqjeve të Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, sot ngjajnë si sy të shuar. Drejtori i këtij institucioni e ka pasur gjithnjë me merak publicitetin dhe përpiqej që çdo shfaqje ta reklamonte bukur, me postera të shndritshëm.

Sot, ato nuk janë më. I kanë hequr dhe pas tyre kanë mbetur vragat e një muri të palyer. Për ata që e njohin mirë oborrin e Teatrit Kombëtar dhe që këto ditë kanë rezistuar aty, nuk ka qenë e vështirë të dallojnë se aty mungojnë stolat.

Ata stolat e drunjtë që gjendeshin aty kahmoti, poshtë pemëve të oborrit, pranë pishinës, pranë dyerve anësore të godinës, etj., ku uleshin jo vetëm artistët që punonin në dy teatrot, atë Kombëtar dhe atë Eksperimental. Të gjitha këto kanë ndodhur pa zhurmë, pa bujë… Duket si një tërheqje e ngadaltë.

6

Me sa duket, zhvendosja është përfundimtare, po ashtu edhe boshatisja, edhe braktisja, që i hap udhë vendimit për shembjen e godinës së TK-së. Regjisori Kastriot Çipi, përmes disa fotografish ka dokumentuar atë çfarë po ndodh në hapësirat e Teatrit Kombëtar. Të gjithë i druheshin gushtit, e me sa duket, gushti erdhi…

“Filloi me heqjen e tabelës ndriçuese ‘Eja në teatër’. Pastaj natën u hoqën posterët e shfaqjeve nga fasada e Teatrit Eksperimental në rrugën këmbësore. Dhe po natën, të njëjtët punëtorë të bashkisë, hoqën një duzinë stola nga sheshi i Teatrit. Këto veprime, në vend që të dekurajojnë qytetarët që vijnë çdo mbrëmje në protestë, na bëjnë të gjithëve të shtrojmë pyetjen: A nuk tregojnë këto shenja se procesi i ‘negocimit’ me ‘Fusha ShPK’ do të jetë thjesht një farsë?”, shkruan regjisori Çipi.

5

Urdhri për zhvendosjen e TK-së pranë Qendrës së re Kulturore “Turbina” është dërguar me kohë në tryezën e drejtorit të TK-së, madje më herët se vetë aktorët të shqetësohen dhe të fillojë lëvizja qytetare për të mbrojtur ndërtesën 80- vjeçare të Teatrit Kombëtar, dikur Rrethi Italo-Shqiptar “Skanderbeg”, i ndërtuar me iniciativën e Mbretit Zog dhe i përfunduar gjatë periudhës së pushtimit fashist.

4

Pas përfundimit dhe përurimit të “Turbinës”, ku Kryeministri Edi Rama përsëriti edhe një herë se godina aktuale e TK-së do të shembet për t’i hapur udhë ndërtimit të një teatri të ri, zhvendosja është fakt i kryer. Në konferencën e fundit për shtyp, drejtori i TKEKS, Kiço Londo, u shpreh se nuk kishte asnjë urdhër me shkrim për t’u zhvendosur te “Turbina”, madje as i kishte parë ndonjëherë ambientet e saj, por ama theksoi se, “duke qenë institucion varësie i Ministrisë së Kulturës, do të veprojë si i tillë”

. Pra, nëse Ministria urdhëron zhvendosjen, Teatri Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, që shumë e quajnë edhe “Teatri i Kiços”, meqë Londo e ka pasion ndërtimin e sallave të reja, do të zhvendoset te “Turbina. Që prej përurimit të “Turbinës”, e deri më sot, nuk kemi dëgjuar asnjë aktivitet teatror të zhvillohet në këto hapësira, përveç se ekspozita studentësh dhe koncerte të TKOBAP.

3

Nga ana tjetër, në oborrin e TK-së vazhdon protesta qytetare. Krahas deklaratave të përsëritura, protesta po mbahet gjallë edhe përmes performancash e dokumentarësh. Këtyre ditëve është shfaqur një dokumentar për gjyqet komuniste të zhvilluara në ambientet e TK-së, për regjisorin Kujtim Spahivogli, si dhe për protestën për parkun e Liqenit. Përpos artistëve dhe qytetarëve qëndrestarë, prej ditës së parë deri më sot, protestës i janë bashkuar personalitete të publicistikës, arkitekturës, etj., si Maks Velo e Fatos Lubonja, që kanë ndarë edhe përvojat e tyre të mbijetesës.

12

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BASKETBOLL/ SHQIPËRIA del “duarbosh” nga Europiani, REKORD KATASTROFIK për 18-vjeçarët
Previous article E RËNDË NË ITALI/ Foshnja e braktisur gjendet e vdekur. Në KËRKIM babai shqiptar...

k.autor

Postime të ngjashme

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës Kulturë

“DIAMANTI”/ Alfred Peza vjen me romanin e ri: Ambicie, lavdi dhe një botë përtej politikës

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako" Kulturë

"SONTE DO TË DARKOJMË NË SHTRAT"/ Shfaqet në Teatrin "Zihni Sako"

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma Kulturë

PROFILI/ U shua në moshën 84-vjeçare, kush ishte Birçe Hasko, aktori që luajti në mbi 30 filma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT