Një foshnje është gjetur e vdekur pasi ishte braktisur nga nëna.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Umbria të Italisë.
Sipas mediave fqinje, nëna e kishte braktisur të sapolindurin në një parking në zonë, ndërsa foshnja është gjetur pa jetë nga një prej klientëve të parkimit.
Menjëherë kanë nisur hetimet dhe është gjetur nëna që e kishte braktisur fëmijën.
Në rrëfimin para karabinierëve ajo është shprehur se e kishte lindur fëmijën vetëm në banjë.
Por ky version i saj nuk i ka bindur policët.
Ata kanë vënë në hetim të dashurin shqiptar të nënës së re, që ka edhe një fëmijë tjetër, 2 vjeç.
Bashkëpunëtori më i mundshmi në këtë krim është i dashuri shqiptar.


