• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“ARTI NA BASHKON PA DALLIM RACE DHE GJINIE”/ Aktorja Ilire Vinca përzgjidhet, si anëtare e Akademisë Europiane të Filmit
Home
Kulturë

“ARTI NA BASHKON PA DALLIM RACE DHE GJINIE”/ Aktorja Ilire Vinca përzgjidhet, si anëtare e Akademisë Europiane të Filmit

5 June, 2020 s.autor Kulturë

Aktorja e njohur nga Kosova Ilire Vinça është përzgjedhur për të qenë pjesë e Akademisë Europianë të Filmit. Artistja, e cila para disa muajsh, ishte e angazhuar në shfaqjen e suksesshme “Natën ma” nën regjinë e Ema Andreas në Teatrin e Metropolit në Tiranë numëron rreth 25 vjet karrierë, edhe 35 role në kinematografi e teatër. Gjithashtu është edhe pedagoge për Aktrim në Universitetin e Prishtinës.

Vinca është aktorja e parë, që ka marrë pjesë në Berlinale me filmin ‘Falja e Gjakut’ në vitin 2011, për t;u rikthyer sërish në 2015-n me ‘Burrneshat’.

Disa nga filmat, në të cilët Ilire Vinca luan, por edhe që kanë kapërcyer kufijtë, duke qenë pjesë e festivaleve ndërkombëtare janë ‘Zana, “Pranverë e paharruar në fshatin e harruar”, “Gardhi”, dhe “Martesa”.

Përmes një prononcimi, Ilire Vinca është shprehur se:

“Përderisa kufijtë na ndajnë, arti na bashkon pa dallim race e gjinie, ashtu siç janë ndjenjat dhe e vërteta. Jam e nderuar të jem anëtare e Akademisë Evropiane të Filmit”.

Akademia Europiane e Filmit është formuar në vitin 1989 nga drejtuesi Ingmar Bergman bashkë me anëtarët tjerë themelues, si Pedro Almodovar, Lindsay Anderson, Bernardo Bertoluçi, Sir Ben Kingsley, Andrzej Wajda, Wim Wenders etj., dhe ka për qëllim që të bashkojë profesionistë europianë të filmit, në mënyrë që të promovojnë kulturën filmike të Europës. EFA inicion dhe merr pjesë në shumë aktivitete lidhur me politikën e filmit, si dhe me aspektet e ekonomisë, artit dhe trajnimit. Programi përfshin konferenca, seminare dhe punëtori, që kanë qëllim të përbashkët të ndërtojnë një urë në mes të kreativitetit dhe industrisë. Këto aktivitete kulmojnë në prezantimin vjetor të Çmimeve Europiane të Filmit, ku nderohen arritjet më të mëdha në kinemanë europiane.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article REAGON PAS SKANDALIT/ Ilir Kulla: Unë kam shumë miq politikanë dhe biznesmenë në Itali, nuk kam lobuar kundër qeverisë “Rama”
Previous article SKANDALI I HETUAR NGA DREJTËSIA ITALIANE/ Ja si i përdorte Basha fake news-et e Metës për të goditur qeverinë Rama nga çadra e protestës

s.autor

Postime të ngjashme

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë Kulturë

FESTA E GRURIT MBLEDH MIJËRA NJERËZ NË FIER/ Tradita, muzika dhe ‘buka e re’ nën hijen e Apolonisë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala Kulturë

E TRISHTË/ Shuhet në moshën 79-vjeçare aktori i i mirënjohur Gjergji Lala

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT