Prokurorja Arta Marku mësohet se ka kërkuar dorëheqjen edhe të kryeprokurorit të Durrësit Agron Gjana në një takim.
Nuk ka shpëtuar as Prokuroria e Durrësit ku i është shkarkuar drejtuesi paraditen e sotme. Gjana caktohet si prokurorë në Pukë. Në këtë pozicion vendoset Donika Prela përkohësisht.
Në njoftimin e shpërndarë nga zyra e Kryeprokurit bëhet me dije se Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.
”Nuk jap dorëheqjen, nuk jam i komanduar jam i emëruar” mësohet se është shprehur kreu i prokurorisë së Durrësit Agron Gjanaj para kryeprokurores gjatë takimit sot paradite ne Prokurorinë e Përgjithshme. Por, pavarësisht refuzimit ai është transferuar prokuror i thjeshtë në Pukë.
Vendimi për prokurorin e Durrësit
Në vijim të procesit për riorganizimin dhe rritjes së performancës të organit të akuzës, Prokurori i Përgjithshëm, znj. Arta Marku nënshkroi ndryshimet si më poshtë:
Duke filluar nga dita e sotme, datë 09. 01. 2018,
Agron Gjana, Drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, largohet nga kjo detyrë dhe caktohet në pozicion të përkohshëm si prokuror në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë.
Drejtues i Përkohshëm i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, caktohet zj.Donika Prela, aktualisht prokurore pranë kësaj prokurorie.
Prokurori Gjana është njëri nga lista e njerëzve të drejtësisë që i është mohuar viza amerikane.
/AlpeNews.al/


