• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Arrestohet kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny. Paralajmëron në ‘Twitter’ lajmin
Home
Europë

Arrestohet kreu i opozitës ruse Aleksei Navalny. Paralajmëron në ‘Twitter’ lajmin

28 January, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Policia në Moskë ka arrestuar kreun e opozitës Aleksei Navalny në një tubim të thirrur prej tij për të protestuar ndaj zgjedhjeve presidenciale të Rusisë në mars.

Navalny shkroi në Twetter “Më kanë arrestuar”, dhe u kërkoi mbështetësve të tij të bashkohen me demonstratën.

Më herët të dielën, policia e Moskës hyri në selinë e partisë së zotit Navalny, ku transmetimi i drejtpërdrejtë i videos tregoi policinë që mori në pyetje dhe arrestoi disa anëtarë të stafit të tij.

Kreu i opozitës thotë se votimi i marsit duhet bojkotuar, duke i quajtur ato “pseudo-zgjedhore”. Ai kishte bërë thirrje për demonstrata sot kundër zgjedhjeve në mbarë Rusinë.

Navalny kishte thënë të dielën në një mesazh videoje se prania e madhe e policisë në demonstrata nuk do ta ndalonte atë që të merrte pjesë.

Navalny është ndaluar të kandidojë në zgjedhjet presidenciale për shkak të një dënimi të pezulluar me burg për akuza që ai thotë se ishin të fabrikuara.

Ai pretendon se presidenti rus Vladimir Putin, i cili ka kaluar 17 vitet e fundit si president ose kryeministër, ka qenë në pushtet për një kohë të gjatë. Navalny thotë se popullariteti i Putinit është kryesisht për shkak të mediave shtetërore të njëanshme dhe një sistemi zgjedhor që përjashton kundërshtarët legjitimë.

Putin, një ish-oficer i KGB-së, po kandidon si i pavarur, një vendim që disa vëzhgues besojnë se do ta rriste imazhin e tij si një udhëheqës i një kombi në vend të një figure politike partiake.

Aleatët e kanë lavdëruar Putinin për rivendosjen e krenarisë kombëtare dhe rritjen e pozitës së Rusisë si një udhëheqës global me ndërhyrjet ushtarake në Siri dhe Ukrainë.

/voa

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MILAN-LAZIO/ Mbyllet pjesa e parë, por shihni këto statistika të 'çmendura' (FOTO)
Previous article Ja kush është gruaja me tatuazhin më të çuditshëm në fytyrë (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike Botë

FORCIMI I KAPACITETEVE MBROJTËSE/ Zelensky takon liderët e vendeve nordike dhe baltike

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr Botë

IZRAELI BRESHËRI SULMESH NDAJ IRANIT/ Trump i shqetësuar për dëmtimin e negociatave, thirrje Netanyahut: Mos u hakmerr

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT