• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTOHET 24-VJEÇARI/ Policia operacione në Malësi të Madhe dhe Pukë, zbulohen dhjetëra bimë kanabis dhe… (EMRI)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTOHET 24-VJEÇARI/ Policia operacione në Malësi të Madhe dhe Pukë, zbulohen dhjetëra bimë kanabis dhe… (EMRI)

19 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Dhjetëra bimë narkotike dhe rreth 2.8 kilogramë kanabis sativa janë sekuestruar nga policia e Shkodrës në kuadër të dy operacioneve. Aksioni i parë u zhvillua në fshatin Selcë të Malësisë së Madhe, ku u gjeta sasia e drogës dhe 28 bimë kanabis.

Ndërkaq, aksioni i dytë u zhvillua në fshatin Dom të Pukës, ku u arrestua shtetasi Anton Lalaj. Policia thotë se në banesën e 24 vjeçarit, janë gjetur 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në vazo

Njoftimi i plotë:

Si rezultat i kontrolleve që kanë vijuar në terrene të zonave të thella malore dhe në ambiente të mbyllura, konstatohen dhe goditen 2 raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në Pukë dhe në Malësi të Madhe. Zbulohet një ambient në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, i përshtatur për tharjen e bimëve narkotike. Asgjësohen në total, 62 bimë cannabisi të kultivuara në tokë ose në vazo, qindra degë bimësh cannabisi, në proces tharjeje, dhe rreth 2.8 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, në formë boçeje. Arrestohet autori i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike, në Pukë.

Si rezultat i kontrolleve të cilat kanë vijuar nga toka dhe nga ajri, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në terrene të hapura të zonave të thella malore të qarkut dhe në ambiente të mbyllura që mund të përshtaten për këtë veprimtari kriminale, u goditën 2 rastet që vijojnë:

-Në fshatin Selcë, Malësi e Madhe, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe gjetën të kultivuara në tokë 38 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në afërsi të vendit ku u gjetën bimët, shërbimet e Policisë zbuluan një ambient të përshtatur për tharjen e bimëve narkotike. Nga kontrollet, në këtë ambient u gjetën qindra degë bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje, si dhe rreth 2.6 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, në formë boçeje. Bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Vijojnë hetimet intensive për identifikimin dhe për kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

-Gjatë kontrolleve në fshatin Dom, Pukë, në afërsi të banesës së shtetasit A. L., shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë gjetën 24 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në vazo, si dhe 201 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, në proces tharjeje. Në përfundim të veprimeve procedurale për rastin, u arrestua shtetasi A. L., 24 vjeç, u asgjësuan nëpërmjet djegies bimët narkotike, si dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, sasia e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RRYSHFETI 330 MIJË LEKË PËR TENDERIN.../ Pranohet kërkesa për gjykim të shkurtuar për ish sekretaren e përgjithshme dhe 3 zyrtarëve të tjerë
Previous article NUK IA DEL DOT ME SHPENZIMET/ Nokia pritet të shkurtojë rreth 14 mijë vende pune

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË VLORË/ Përplasen tre makina, një viktimë! Dy nga automjetet u shkrumbuan nga flakët

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT