• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI/ Lidhja me një grup kriminal në Durrës, SKY ECC dhe 3 vepra të rënda, çfarë do ndodhë me ish-deputetin e Jurgis Çyrbja
Home
Breaking News

ARRESTIMI/ Lidhja me një grup kriminal në Durrës, SKY ECC dhe 3 vepra të rënda, çfarë do ndodhë me ish-deputetin e Jurgis Çyrbja

21 October, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ish-deputeti socialist i qarkut të Durrësit, Jurgis Çyrbja, u arrestua mbrëmë me urdhër të SPAK në qytetin bregdetar, për 3 akuza të rënda, komunikime në SKY ECC dhe lidhje me një grup kriminal, dhe iu nënshtrua procedurave të para hetimore në Komisariat, para se të transferohej orët e vona drejt Tiranës, në bllokun e sigurisë së lartë.

Bashkë me të u arrestua edhe Ahmet Masha, një emër i njohur për Policinë dhe Drejtësinë, pasi ka qenë më 2013 i arrestuar dhe dënuar për kontrabandë nafte në Durrës dhe më 2019 është marrë në pyetje në lidhje me atentatin që iu bë Plaurent Dervishajt, kunatit të Lulzim Berishës. Masha rezulton se është kunati i vëllait të ish-deputetit Çyrbja.

SPAK do dërgojë dosjen në Gjykatë për të kërkuar konfirmimin e arrestit, me veprat penale të tregtimit të sekretit shtetëror, korrupsionit zgjedhor dhe përkrahje të autorit të krimit.
Arrestimi i ish-ligjvënësit u bë pak ditë pasi dorëzoi mandatin si deputet i PS dhe pasi SPAK i komunikoi marrjen si të pandehur për shpërdorim detyre në lidhje me kohën kur ka drejtuar Hipotekën e Durrësit.
Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se ish-deputeti u arrestua teksa ishte duke udhëtuar me makinë në Durrës bashkë me kunatin e vëllait, kur u arrestuan nga forcat e policisë. Mësohet se për dosjen penale po kërkohen edhe disa persona të tjerë të implikuar.
Ish-deputeti i PS Çyrbja dyshohet se ka dalë në komunikime në platformën e koduar Sky ECC me grupin kriminal për të cilin akuzohet se ka lidhje. Prokuroria deklaroi se sot (21 Tetor) do të japë më shumë detaje rreth çështjes.
Akuzat që rëndojnë ndaj Çyrbjas janë “korrupsion aktiv zgjedhor”, “përkrahje e autorit të krimit” dhe “tregtimi i sekretit shtetëror”. Ndërkohë, GJKKO ka caktuar ndaj ish-deputetit masën e sigurisë arrest me burg, e cila u ekzekutua sot me urdhër të SPAK.
“Nisur nga interesi i madh i mediave, ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, njoftoi SPAK-u shkurtimisht për mediat.
Burimet i sqaruan Report Tv se arrestimi i ish-deputetit ka lidhje me këtë çështje të re dhe jo me atë të denoncimit nga Partia Demokratike, për të cilën është marrë i pandehur.
Çyrbja i pandehur edhe për një çështje tjetër
Më 11 tetor 2024, Çyrbja u mor i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre” gjatë kohës kur ai ka qenë në krye të hipotekës së Durrësit. Në këtë çështje, Çyrbja u kallëzua nga deputeti i PD-së Edi Paloka gjatë fushatës elektorale të 2021 dhe opozita e akuzonte se shpërndau leje legalizimesh me qëllime elektorale
Bëhet fjalë për një vepër penale të kryer në 2016. Gjatë kohës që Çyrbja drejtonte Hipotekën e Durrësit, ai është marrë në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, pasi dyshohej se kishte favorizuar Emiljano Shullazin për të përfituar prona në Durrës.
Ndërkohë Lulzim Basha, e kishte etiketuar deputetin disa herë si bashkëpunëtor të krimit. Kurse tani duket se Prokuroria i ka ngritur edhe një tjetër çështje, për të cilën edhe është prangosur. Çyrbja dorëzoi mandatin më 9 tetor dhe më 11 tetor SPAK njoftoi marrjen e tij të pandehur. Vendin e tij në Kuvend e zuri deputeti Erjon Meka.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E RRAHËN PËR 48 ORË ME.../ Detajet rrëqethëse nga vrasja e Marigona Osmani, 18-vjeçarja vdiq nga traumat e shumëfishta dhe…
Previous article "MOS E LINI VETEN TË TËRHIQENI NGA EMOCIONET NEGATIVE..."/ Horoskopi për ju sot, 21 tetor 2024

s.autor

Postime të ngjashme

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur Aktualitet

DETAJET E TRISHTA/ U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë Aktualitet

VETËM 6 POLICË TË SHQIPONJAVE NË OPERACION/ Si u organizua puna për kapjen e ish-ushtarakut me rrezikshmëri të lartë

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Pëllumb Gjoka dëshmon në GJKKO: Nuk ka asnjë provë, që të jem abonent i SKY

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT