• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I VRASËSIT TË BEHAR SOFISË/ Gazetarja: Kishte një vëlla binjak. Celulari u gjet te Liqeni, aty kishte kontaktet e grupit (DETAJE)
Home
Breaking News

ARRESTIMI I VRASËSIT TË BEHAR SOFISË/ Gazetarja: Kishte një vëlla binjak. Celulari u gjet te Liqeni, aty kishte kontaktet e grupit (DETAJE)

13 March, 2021 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Ernejt Shyti, 24 vjeç, është autori i dyshuar i vrasjes së Behar Sofisë, i cili u arrestua dje në Malin e Zi dhe në mbrëmje ju dorëzua autoriteteve shqiptare. Mësohet se i riu është paguar për të kryer këtë krim nga persona të tjerë.

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga arrestimi i tij. Sipas saj, Policia ka arrestuar fillimisht vëllain binjak të 24 vjeçarit pasi profili gjenetik i tyre ishte i njëjtë, por më pas ai është liruar.

“Është hera e tretë që polumbarët e RENEA kryejnë kërkime për armën e krimit në Lumin e Lanës. Më herët kontrollet e RENEA-s nuk kanë dhënë rezultat. Gjetja e armës së krimit do të ishte një provë e shtuar e hetimit, për të pasur pastaj prova të pakundërshtueshme. Ndihma më e parë iu është dhënë hetuesve nga kamerat e sigurisë, përmes së cilave është ndjekur itinerari i autorit. Përveç rrobave, te Liqeni është gjetur dhe një celular i autorit.

Në Lanë ka pasur vetëm pamje filmike të autorit, pra karakteristika trupore të tij. Ndërsa te provat te Liqeni janë gjetur provat e ADN-së. Autori ka dhe një vëlla binjak, ndaj dhe hetuesit e kanë pasur të vështirë të bëjnë identifikimin. Te celulari i gjetur te Liqeni janë zbërthyer të gjitha kontaktet, ku rezultonte se autori rrinte në zonën e Bërrylit, ndërsa vëllai binjak në Kërrabë. Vëllezërit i kishin prindërit të divorcuar dhe njëri rrinte me të atin, tjetri me të ëmën.

Ernejt Shyti është filmuar nga një kamera sigurie, ku rezultonte se ai jetonte me nënën e tij. Duke pasur këtë kamera sigurie, lëvizjet e tij, që zbuloheshin nga celulari, është arritur të personalizohet nga binjaku, i cili jetonte te babai në Kërrabë”, u shpreh gazetarja në Neës 24.

Për grupin e vrasësve, tre bashkëpunëtorët që u arrestuan sot me Ernejt Shytin, Lala tha se ata vepronin në bazë të interesave, pra paguheshin nga persona të tjerë, të cilët deri tani Policia nuk ka arritur t’i gjejë.  Në pranga veç Ernejt Shyti, kanë rënë dhe Skënder Vathi, Leonar Xhixha e Xhuljano Visha.

“Bëhet fjalë për një grup vrasësish me pagesë, pra biznesmeni është ekzekutuar nga një bandë me pagesë. Më kryesori nga të arrestuarit është Skënder Vathi, që ka organizuar vrasjen e Behar Sofisë. Përmes personit të tij, Leonar Xhixha, ka rënë në kontakt me Xhuljano Vishën, të dy këta të fundit emra të njohur për drejtësinë. Ky i fundit njihej më herët me ekzekutorin Ernejt Shyti. Këtij të fundit i janë dhënë të dhëna për personin, fotografia, arma e krimit, i është premtuar edhe shuma prej 50 mijë eurosh.

Ai ka survejuar për një kohë të gjatë shënjestrën, i cili ishte prekur nga koronavirusi dhe ka qëndruar për 19 ditë i izoluar në banesë. Autori e ka pritur ditë të tëra dhe në momentin që ka dalë nga banesa, e ka qëlluar me dy plumba, duke e lënë të vdekur. Ky është një grup kriminal, që ka vepruar për interes, pra kundrejt pagesës, por policia dhe prokuroria nuk kanë vajtur ende tek urdhëruesit e vrasjes.

Arrestimi i këtyre personave dhe fakti që ekzekutori është penduar dhe ka pranuar krimin është lehtësim i policisë. Ai është bërë tashmë i penduar i drejtësisë. Pista kryesore e hetimit ka të bëjë me prishjen e pazareve të trafikut të heroinës, sepse Behar Sofia ishte një person me shumë dritëhije, kishte lidhje shumë të forta me një grup kriminal, bashkë me të vëllanë. Nëse shkohet tek urdhëruesit, mund të kemi emra shumë të njohur të botës së krimit dhe të biznesit, të cilët mund të shkojnë prapa hekurave”, tha gazetarja e kronikës Klodiana Lala.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article COVID-19 NË KOSOVË/ 578 të infektuar me koronavirus dhe 8 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit
Previous article 25 PRILLI/ Veliaj: Listën e Tiranës e kam propozuar unë, e kam kundërshtuar Ramën për disa emra që më sugjeronte

Delo.autor

Postime të ngjashme

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare Aktualitet

"KUSH E ORGANIZON PROTESTËN?" Tubuesi shpalos ‘listën’: Një djalë me emrin Shpopullim, 35-vjeçarja Prona Private! E treta, Rinia Shqiptare

"OLIGARKËT S'KANË LIMITE"/ Protestë edhe në Pogradec kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec Aktualitet

"OLIGARKËT S'KANË LIMITE"/ Protestë edhe në Pogradec kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec

KONFLIKT MES DY TË RINJVE NË SHUJAK/ Një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para Aktualitet

KONFLIKT MES DY TË RINJVE NË SHUJAK/ Një i plagosur me armë zjarri. Policia jep detajet e para

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT