• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I EDVIN PRIFTIT/ SPAK gjen shënimet me emrat e pacientëve dhe lekët e dhëna
Home
Breaking News

ARRESTIMI I EDVIN PRIFTIT/ SPAK gjen shënimet me emrat e pacientëve dhe lekët e dhëna

17 February, 2021 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas arrestimit të mjekut Edvin Prifti, gazetari i Report Tv Arsen Rusta mëson se ndër provat e sekuestruara të SPAK gjatë hetimit janë edhe shënime ku ishin shkruar emrat e pacientëve dhe lekët e dhëna.

Një bllok me shënime të emrave të pacientëve dhe bashkangjitur tyre edhe shumat e parave që kanë marrë është prova më e fortë që ka SPAK kundër mjekut të arrestuar Edvin Prifti. Report TV mëson ekskluzivisht se në këtë bllok variojnë shuma të shënuara që shkonin nga 1 mijë deri në 10 mijë, por nuk dihet nëse bëhet fjalë për lekë apo euro. Nisur nga kjo, SPAK ka sekuestruar kartelat mjekësore për të verifikuar nëse emrat dhe datat korrespondojnë me emrat e shënuar në bllokun e Priftit.

Nga ana tjetër, sa i përket parave të gjendura në shtëpi e në zyrë, mësohet se janë pyetur bankat e nivelit të dytë në Shqipëri, por këto të fundit kanë thënë se këto para nuk janë nxjerrë prej tyre. Nga sa raportohet, ka qenë gruaja e mjekut që ka deklaruar se paratë ishin të saja që i kishte përfituar nga një kontratë shit-blerje që nuk ishte noterizuar ende. Nga ky proces ka një “përplasje” mes Prokurorisë dhe avokatëve me vendin se ku u gjetën paratë. Sipas Porokurisë 50 mijë euro dhe 3 mln lekë janë gjetur në zyrën e mjekut, por sipas avokatëve ato ishin në çantë dhe do dërgoheshin në bankë nga mjeku,

Mësohet se SPAK po kryen hetime mbi origjinën e parave që iu gjetën Priftit në shtëpi dhe zyrë, teksa janë shtrirë edhe në gjetjen e personave që mund të kenë pasur lidhje me mjekun e që shërbenin si sekser për gjetjen e pacientëve dhe transferimin e tyre në privat.

Nga ana tjetër, avokatët e kardiologut kanë depozituar në Gjykatën e Apelit kërkesën për lirimin e tij.

Mjeku Edvin Prifti u la pak ditë më parë në burg, pasi Prokuroria i shtoi akuzën për pastrimin e parave, edhe pse ai pretendonte se këto para i kishte fituar nga çmime ndërkombëtare që kishte fituar. Emri i Edvin Priftit doli nga përgjimet që po kryheshin në Gjykatën e Krujës, operacion që u finalizua disa ditë më parë me arrestimin e 13 personave, mes tyre edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha. Mjeku Prifti mori ryshfet nga kryesekretarja e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t’i operuar nënën.

Sekretarja e Gjykatës së Krujës Manuela Mallakuçi ka qenë nën përgjim pasi ishte përfshirë në lirimin e të dënuarit Saimir Petani, i cili priste të lirohej nga Enkelejda Hoxha por që nuk u lejua nga SPAK duke e arrestuar atë dhe gjyqtaren Hoxha gjatë seancës. Në një prej shumë bisedave që ka kryer, Mallakuçi është kapur duke folur me Priftin që t’i kryente një operacion jashtë radhe nënës së saj. Kjo gjë ka bërë që prokurori Altin Dumani të nisë një hetim për korrupsion për mjekun Prifti. Gjatë kontrollit, atij iu gjetën 250 mijë Euro dhe 16 mln leke cash në zyrë e shtëpi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LËKUNDJE TË FORTA TËRMETI NË GREQI/ Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra e tij
Previous article PËRNDIQTE 16-VJEÇAREN DUKE E SHANTAZHUAR/ Arrestohet 22-vjeçari në Kukës (EMRI)

s.autor

Postime të ngjashme

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll Breaking News

ZJARRET NË HIMARË DHE FIER/ Re agon kryeministri Rama: Do bëhet vlerësimi i dëmeve, situata është nën kontroll

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person Aktualitet

DHUNIMI I EDI KUÇIT NË TIRANË/ Shoqërohet në polici Jozefin Marku dhe një tjetër person

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike Aktualitet

ORË TMERRI NË HIMARË/ Disa banesa të shkrumbuara gjatë natës. Nis ndërhyrja nga ajri për fikjen e zjarrit, situata tejet problematike

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT