Polica ka vendosur në pranga ditën e sotme, ish-pronarin e Universitetit “Kristal” Ahmet Muçaj, i njohur ndryshe si Meti Kristalit. Muçaj është arrestuar nën akuzat “Korrupsion pasiv në sektorin privat”. Ai flasifikonte diploma me logon e universitetit i cili është mbyllur rreth tre vite më parë dhe i shiste kundrejt një pagese të caktuar.
Por Ahmet Muçaj nuk është emër i panjohur pasi cilsohet si person publik duke marrë parasysh daljet e tij në media dhe gjithashtu “miqësitë e tij me politikanë të ndryshëm dhe mmbështetjen e tyre ndaj tij.
Ahmet Muça është nderuar nga Ish-Ministri i Drejtësisë në atë koht ( 22 qershor 2014) Nasip Naço, si “Qytetar Nderi” në Çorovodë.
Kujtojmë gjithashtu edhe ceremoninë “Madhështore” që iu bë hapjes së universitetit në 1 dhjetor të vitit 2008 madje dhe fjalimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Në ceremoninë e organizuar me rastin e përurimit të këtyre ambienteve akademike, Berisha ka vlerësuar investimin që ka bërë Kompania Arsimore Kristal, duke e konsideruar arsimin e lartë si të një rëndësie parësore në krijimin e profesionistëve të së ardhmes.
Ai e ka cilësuar këtë investim si shumë serioz dhe si një kontribut i drejtpërdrejtë në përmirësimin e standardeve në arsimin universitar. Gjithashtu, Berisha ka përgëzuar kontributin dhe punën e bërë nga stafi i Universitetit Kristal në formimin dhe përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes.
Duhet përmendur edhe që në universitetin në fjalë vajza e ish-kryeministrit Berisha Argita Malltezi, kapunuar si pedagoge për një kohë të gjatë.
Mardhëniet midis Ahmet Muçi dhe familjes Berisha kanë qenë shumë të mira.
E përveç kësaj mardhënie të mira i arrestuari tashmë, Ahmet Muçi ka patur edhe me emra të tjerë të politikës shqipëtare, shumë prej tyre kanë mbrojtur doktoraturën në “ish-Universitetin Kristal”.
Kjo është lista e deputetëve të cilët janë diplomuar në këtë universitet
AlpeNews.al



