• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DIPLOMAT E “KRISTAL”/ Lista e deputetëve që janë diplomuar dhe kanë mbrojtur doktoraturat tek MET MUÇA. Nga Jozefina Topalli tek…
Home
Sociale

DIPLOMAT E “KRISTAL”/ Lista e deputetëve që janë diplomuar dhe kanë mbrojtur doktoraturat tek MET MUÇA. Nga Jozefina Topalli tek…

6 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Shumica e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, janë pajisur vitet e fundit me gradën shkencore “Doktor”, apo tituj të tjerë shkencorë. Dy prej tyre, të diplomuar në universitetin ‘Kristal’, e kanë marrë diplomën në një vit akademik. Kjo thellon më tej skandalin e diplomave që janë lëshuar në mënyrë fiktive nga ky Universitet. Ish-eputeti i PS, Skender Hasa, i qarkut të Elbasanit, rezulton të jetë diplomuar në vitin 2005-2007 në universitetin Kristal, në degën Juridik. Ndërsa ai i PD Rahim Çota, po i qarkut të Elbasanit, sipas CV-së zyrtare të prezantuar në faqen online të Parlamentit, rezulton të jetë diplomuar në vitin 2006 po tek Kristal.

Të dhënat e publikuara në faqen zyrtare të Kuvendit si dhe historiku i krijimit të këtij universiteti flasin qartë se dy deputetët nuk kanë kryer ciklin normal të studimeve. Kjo për faktin se Universiteti ‘Kristal’ i ka hapur dyert për herë të parë në Dhjetor të vitit 2005. Studentët e parë pra janë regjistruar në Dhjetor 2005 dhe në Qershor 2006 është zhvilluar sezoni i parë i provimeve në këtë universitet, në degët Farmaci, Stomatologji dhe Juridik.

 

Lista prej 43 emrash të deputetëve, përfshi këtu dhe kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli të cilët vitet e fundit kanë mbrojtur doktoraturën apo diplomave të mëparshme I kanë shtuar dhe diplomën për juristë.

Rritja e tyre profesionale, në shumicën e rasteve, ka ndodhur vitet e fundit, në kohën që ata kanë qenë të zënë me angazhime shumë të mëdha politike, duke ushtruar mandatin e tyre të deputetit.

Jozefina Çoba Topalli (49 vjeçe)-Mbaroi studimet e larta në Matematikë dhe Drejtësi në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Studioi për Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Padovës, në Itali dhe u diplomua për master “Administrim publik” dhe master në “Studime europiane” në Universitetin e Tiranës. Në vitin 2010 merr gradën shkencore “Doktor”.

Arben Ahmetaj (43 vjeç) M.A. Tregti Ndërkombëtare dhe Diplomaci Patterson. Universiteti Kentucky, SHBA, Diplomuar dhjetor 1996.
B.S. Universiteti i Tiranës, Shqipëri.

Enkeled Alibeaj (39 vjeç)1993-1997: Diplomohet në Fakultetin e Drejtësisë 2000: Merr titullin “Magjistër”, në Shkollën e Magjistraturës.

Ledina Alolli (37 vjeç)1993-1997: Universiteti “Fan S. Noli”, Fakulteti i Ekonomisë, Dega Marketing. 2003-2005:Universiteti “Neofilt Rilski” Bllagoevgrad, Bullgari. Master Adminsitrim-Biznesi, MBA 2005-2009: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik. Grada “Doktor i Shkencave Ekonomike”.

Ndriçim Babasi (45 vjeç)-2002 Akademia e Rendit Publik, Doktor i Shkencave Policore.

Taulant Balla (35 vjeç)-Studimet e larta dhe ato pasuniversitare në degën e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin “Al.I.Cuza”, Iasi – Rumani. Eksperienca studimore në disa qendra universitare në Konstanz, Londër dhe Paris.
Doktoraturë në Shkencat Politike.

Besnik Baraj (56 vjeç)-Shtator 76- qershor 1981: Kryer studimet në FSHN, dega Kimi Industriale. 1988: Doktor i Shkencave
1994: Prof. i Asociuar 2001: Profesor

Astrit Beci (46 vjeç)-1984-1989: Fakulteti Mjekësi e Përgjithshme, Universiteti i Tiranës. 1999-2001: Master në shëndet publik, shkolla kombëtare e “shëndetit publik”.

Ilir Bejtja (46 vjeç)-1984-1988: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Ekonomik, Dega Biznes. 2010-2012: Universiteti “Aleksandër Moisiu” i Durrësit, Shkolla e Doktoraturës Doktor i Shkencave Ekonomike në Profilin Marketing.

Marko Bello (51 vjeç)- 1981-1985: Diplomohet në degën Gjuhë Frënge, në Fakultetin Histori-Filologji, Universiteti i Tiranës.
1985-1987: Kurs pasuniversitar për Diplomaci, Universiteti Shtetëror Tiranë. 1997-2000: Doktor i Shkencave Juridike dhe Mardhënieve Ndërkombëtare ne Fakultetin e Drejtësisë ” Nicolae Titulescu”, pranë Universitetit Shtetëror të Krajovës, Rumani.

Sali Berisha (67 vjeç)-Në vitin 1989 iu dha titulli Profesor në Universitetin e Tiranës.

Luçiano Boçi (45 vjeç)-1985-1989: Universiteti “A. Xhuvani”, Elbasan, dega Gjuhë-Letërsi. 09.07.2004: “Doktor i Shkencave”

Ridvan Bode (53 vjeç)-1979-1983: UB Tiranë, diplomuar Financier i Lartë. 1992-1995:Përfundon ciklin e thelluar të studimeve pasuniversitare në Montpellier, Francë dhe fiton titullin “Master of Science”, në opsionin “Kërkim shkencor” me vlerësimin “Cum Maxima Laude”.

Majlinda Bregu (38 vjeç)-2001-2004: 1992-1996: Diplomë në Shkenca Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës. Doktoraturë, Universiteti i Urbinos, Itali në “Sociologjia e fenomeneve kulturore dhe procesit normativ”.

Astrit Bushati (50 vjeç)-1996: Universiteti i Tiranës, Fakulteti Juridik. 2002: Kolegji i Mbrojtjes në Akademinë e Mbrojtjes.
2003: Master në “Administrim Publik”, Fakulteti Ekonomi.

Aurel Bylykbashi (46 vjeç)-1990-1995: Universiteti Politeknik i Tiranës, dega Inxhinieri Mekanike. 1995: Specializim për Diplomën e Inxhinierisë në Universitetin Politeknik të Barit, Itali. 2004: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, dega Juridik.

Ramiz Çobaj (51 vjeç)-1981-1985: Universiteti Bujqësor i Tiranës, Fakulteti Ekonomik. 1994-2000: Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Fakulteti i Drejtësisë. 1993-1997: Akademia e Lartë e Rendit, Tiranë.

Ded Dedaj (43 vjeç)-1990-1992: Akademia e Rendit, Instituti i Policisë, Tiranë. 1992-1995: Instituti i Kulturës Fizike, Tiranë.
2003-2007: Fakulteti Juridik, Universiteti i Tiranës.

Leonard Demi (58 vjeç)-1986: Universiteti i Elbasanit, dega “Gjuhë-Letërsi”. 1992: Gradën “Doktor i Shkencave”.

Tom Doshi (46 vjeç)-2005: Universiteti Shtetëror i Tetovës, dega Juridik.

Besnik Dushaj (43 vjeç)-1997: Fakulteti i Drejtësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. 2007: Studime pasuniversitare “Master në Drejtësi”, Universiteti i Prishtinës

Jemin Gjana (52 vjeç)-1971-1975: Fakulteti Ekonomi Agrare.
1988-1990: Master në Ekonomi Agrare.

Eglantina Gjermeni-1986-1990: Diplomë në Histori, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë, Universiteti i Tiranës. 2002-2005: Doktoraturë në Punë Sociale, Fakulteti i Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, Tema e doktoraturës- “Migrimi femëror në Shqipëri”.

Adriana Gjonaj (58 vjeçe)-Studime universitare në inxhinieri mekanike. Mbajtëse e titullit akademik “Profesor” në informatikë.
Gradë shkencore “Doktor” në automatizëm në Universitetin Politeknik të Tiranës.

Ilir Gjoni (50 vjeç)-1981-1985: Universiteti Shtetëror i Tiranës, diplomuar për Gjuhë-Letërsi Angleze, Tiranë
2002- 2004: Shkolla Pasuniversitare e Marinës së SHBA, Monterey, CA Master në Çështje të Sigurisë Kombëtare

Eduart Halimi (40 vjeç)-1991-1995: Fakultetit i Drejtësisë Tiranë. Akademia e Policisë Tiranë, korrespondencë.
1997-2000 Shkolla e Magjistraturës, Tiranë.

Ismail Hoxha (53 vjeç)-1984: Inxhinier, diplomuar në Universitetin e Tiranës. 1996: Doktor i Shkencave, Universiteti “La Sapenza” Rome, Itali. 2007: Profesor, Universiteti Politeknik i Tiranës.

Paulina Hoxha (58 vjeçe)-1987: Diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji, dega Histori-Gjeografi
1997: Fiton gradën “Doktor”. 2005: Fiton titullin “Profesor i Asociuar”

Vasilika Hysi (49 vjeçe)-1981-1985: Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave Politiko-Juridike, diplomuar në degën Drejtësi.1993- Eshtë dhënë grada shkencore “Doktor”.
1999- Eshtë dhënë titulli akademik “Profesor i asociuar”, në fushën e drejtësisë.

Kastriot Islami (60 vjeç)-Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës, dega “Fizikë Speciale”. 1999: Merr titullin “Profesor”. Studime post-doktorate, Universiteti i Giessenit, Gjermani.

Gjovalin Kadeli (48 vjeç)-Fakulteti Juridik “Luigj Gurakuqi”, Shkodër. Fakulteti i Shkencave Shoqërore: dega Marrëdhënie Ndërkombëtare.

Ervin Koçi (37 vjeç)- 1993 – 1997: Fakulteti Ekonomik Tiranë, dega Administrim – Biznesi. 1998 – 2005: Fakultetin Juridik Tiranë (korrespodencë).
2002 – 2004: Master për Administrim Publik (MPA), pranë Fakultetit Ekonomik, Tiranë.

Mimi Kodheli (48 vjeç)-1982-1986: Fakulteti i Ekonomisë, Dega Financë, Universiteti i Tiranës. 2006-2010: Doktoraturë (PhD) në Ekonomi dhe Financa Ndërkombëtare, Universiteti i Veronës, Itali.

Lefter Koka -Arsimi i Lartë, Fakulteti Ndërkombëtar i Shkencave Juridike, Strugë.

Ylli Lama-Arsim i lartë, Juridik

Agim Leka (51 vjeç)-1971-1976: Studime në Fakultetin e Shkencave Politike Juridike, Dega Filozofi, Universiteti i Tiranës.
Diplomuar me Titullin: “Punonjës i shkencave politike dhe juridike”. Regjistruar në Ciklin XXV “Dottorato Di Ricerca in Filosofia”, Universita Degli Studi Di Verona, Italy. Dekreto Rettorale nr 445/1/2009.

Piro Lutaj -1982- Akademia “Skënderbej”, Tiranë. 2004- Universiteti i Shkodrës, Fakulteti i Drejtësisë.

Pandeli Majko (45 vjeç)-Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike; Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë.

Arben Malaj (51 vjeç)-Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Profesor i Asociuar i Shkencave Ekonomike.
Senior Fellow, Harvard University, Center for Business and Government.

Lefter Maliqi (40 vjeç)-1987-1991: Shkolla e mesme ushtarake “Skënderbej” 1991-1993: Akademia e Forcave Tokësore “Skënderbej”
1993-1996: Akademia e Policisë Tiranë. Fakulteti Juridik.

Mark Marku (46 vjeç)-1990-1994: Diplomimi, në degën e Gjuhë-Letërsi, Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë Universiteti i Tiranës. 2010: Doktor i Shkencave të Informimit dhe Komunikimit. Universiteti Pantheon-Assas, Paris 2, Sorbone, Francë.

Ilir Meta (43 vjeç)-Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë. Master për Integrimin Ekonomik, Universiteti i Tiranës.

Osman Metalla (48 vjeç)-1978-1982: Akademia e Detarisë, Vlorë.
1983-1986: Akademia e Marinës, Vlorë, Komandues detar.
2006-2008: Master, Administrim Publik, Fakulteti i Ekonomise, UT.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këshilltari i Angela Merkel në Prishtinë, kërkon që të votohet demarkacioni
Previous article Kledi Kadiu rrëfen ndryshimin rrënjësor pas ardhjes në jetë të vajzës (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona Aktualitet

TJETËR AKSIDENT NË TEPELENË/ Dy automjete përplasen me njëra-tjetrën, plagosen tre persona

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset Aktualitet

AKSIDENT I FRIKSHËM NË MEMALIAJ/ Makina del nga rruga dhe përmbyset

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet Aktualitet

DHUNUAN 17-VJEÇAREN DHE E FILMUAN/ Gjykata e Fierit lë në fuqi masat e sigurisë për 3 adoleshentet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT