• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMI I 115 PERSONAVE/ Zbulohet skema, si funksiononte vendosja e skedinave on-line. Roli i administratorit (DETAJET)
Home
Aktualitet
Kronikë

ARRESTIMI I 115 PERSONAVE/ Zbulohet skema, si funksiononte vendosja e skedinave on-line. Roli i administratorit (DETAJET)

21 February, 2020 k.autor Aktualitet, Kronikë

Të tjera detaje dalin në dritë nga aksioni i policisë së Shtetit i shtrirë në 8 qarqe kundër lojërave të fatit, që çoi në arrestimin e 115 personave, mes tyre dhe biznesmenë. Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për‘BalkanWeb’informacione mbi mënyrën se si funksiononte skema e lojërave të fatit online, ndonëse kjo nuk lejohet me ligj.

Sipas saj, administratorët kishin faqe web-i të cilat mundësonin vendosjen e skedinave online. Po ashtu bëhet e ditur se administratori krijonte açond-e me username dhe passëord, të cilat ua jepte klientëve të cilët iu mundësohej hyrja në faqe dhe vendosja e skedinave online, ndërkohë që dhe pagesat bëheshin online. Bezat raporton për ‘BalkanWeb’ se një accound duhet të kishte minimumi 100 mije lekë të vjetra gjendje në llogari.

Një administrator kishte të lidhur edhe disa agjentë të cilët krijonin llogaritë e tyre në celular dhe kështu mundësonin vendosjen e skedinave. Gjatë hetimit u gjurmuan IP-të e kompjuterëve dhe të celularëve që ushtronin këtë aktivitet. Serveri kryesor ishte në Tiranë e me pas iu jepte akses pikave të ndryshme në qytetet e tjera.

PERSONAT E ARRESTUAR
“BalkanWe” ka zbuluar disa nga emrat e personave te arrestuar. Keshtu në pranga kanë rënë administratorët dhe menaxherët e lokaleve, ku zhvilloheshin lojërat e fatit, Gramoz Murataj, Ervin Frashëri, Isuf Tato, Igli Oboni, Elvis Mulaj, Denis Hysko dhe Erdian Myftari. Gjatë aksionit, policia ka arrestuar gjithsej 115 persona në mbarë vendin, disa prej të cilëve janë organizatorët kryesorë të këtij aktiviteti kriminal.

Njëri prej të arrestuarve ishte edhe “bosi” i lojërave të fatit”, Gramoz Murataj”, ku sipas policisë “Në sallën e tij u gjetën dhe kapën në punë të zezë 6 punonjës, 20 monitorë, 17 DVR dhe administratori i sallës, shtetasi G. M. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan 170 milionë lekë të vjetra, të grumbulluara nga bastet që ishin vendosur nëpër pikat e monitoruara prej kësaj qendre kriminale”. Policia thekson se “në Tiranë janë arrestuar 84 administratorë dhe menaxherë të lokaleve ku organizonin lojërat e fatit dhe kishin vënë në dispozicion të ambienteve për zhvillimin e këtij aktiviteti të paligjshëm”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article TORTUROI PËR VDEKJE VAJZËN E TIJ 14 MUAJSH/ Gjykata dënon me burg babanë mostër (FOTOT)
Previous article AKUZAT E PD/ Manastirliu publikon fotot e tmerrshme të spitalit para 6 vitesh. QSUT si një treg i gjësë së gjallë...

k.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT