• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARRESTIMET DHE “VOL-VO4″/ Nis verifikimi i pasurisë së 4 grupeve kriminale (VIDEO)
Home
Breaking News

ARRESTIMET DHE “VOL-VO4″/ Nis verifikimi i pasurisë së 4 grupeve kriminale (VIDEO)

24 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

27 personat e arrestuar në operacionin “Vol-Vo 4” dhe të shpallurit në kërkim do t’i nënshtrohen një verifikimi të hollësishëm të pasurisë.

Policia dhe prokuroria kanë nisur të hetojnë çdo pasuri të anëtarëve të 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Burime të policisë bëjnë me dije se Sektori i Hetimit të Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit do të kërkojë  informacion në disa institucione shtetërore, por edhe banka të nivelit të dytë.

Këtij verifikimi do t’i nështrohen jo vetëm personat e arrestuar e të shpallur në kërkim, por edhe  familjarë dhe të afërm të tyre.

Informacion do t’i kërkohet Hipotekave të Fierit, Lezhës, Sarandës dhe Durrësit për të evidentuar fillimisht pasuritë e regjistruara në emër të tyre dhe më pas për të parë nëse i justifikojnë ato.

Në emër të këtij grupi dyshohet se figurojnë sipërfaqe të mëdha toke, në bregdet dhe në zona urbane, apartamente, lokale e hotele.

Në banka do të kërkohen jo vetëm llogari të mundshme bankare, por edhe transaksione të kryera ndër vite.

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka lëshuar 44 urdhër-arreste, mes tyre edhe dy ish-deputetëve socialistë Arben Çuko dhe Arben Ndoka që shfaqen në përgjimet e disa prej anëtarëve të këtyre grupeve kriminale.

Mëngjesin e 18 Tetorit, pas një hetimi të nisur prej viti 2016, policia zbuloi një laborator të përpunimit të heroinës në Has.

Në kërkim vazhdojnë të jenë Admir Hoxha, që cilësohet si personi që ka ideuar dhe financuar ngritjen e laboratorit si dhe dy shtetas turq dhe një kosovar.

Hoxha dyshohet se drogën e prodhonte për llogari të grupit të Shijakut, i cili më pas e shpërndante atë tek grupet e Lezhës, Fierit dhe Sarandës që e trafikonin brenda dhe jashtë vendit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "SOT MBETEM PA TY"/ Këngëtarja shqiptare humb njeriun e dashur të familjes (FOTO)
Previous article EUROPA LEAGUE/ Milan-Betis: “Djalli” do një fitore për të harruar derbin

F.autor

Postime të ngjashme

NDRYSHIME NË QEVERI/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal Breaking News

NDRYSHIME NË QEVERI/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK Aktualitet

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT