• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
AROMË E RËNDË/ Si u gjet e vdekur nga fqinjët gruaja në Pogradec. Mjeku flet për gjendjen e të miturës
Home
Aktualitet
Kronikë

AROMË E RËNDË/ Si u gjet e vdekur nga fqinjët gruaja në Pogradec. Mjeku flet për gjendjen e të miturës

26 September, 2020 F.autor Aktualitet, Kronikë

Dalin detaje të reja lidhur me gruan e cila u gjet e vdekur në orët e vona të mbrëmjes së të premtes, në banesën e saj në Pogradec.

Aroma e rëndë që vinte nga shtëpia e së ndjerës, në lagjen nr. 3, bëri që fqinjët të hyjnë në shtëpi rreth orës 22:20 të mbrëmjes së lënë pas.

Ata u përballën me trupin e pajetë të 45-vjeçares Maria Markovska, shtetase maqedonase, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj J. Markovska, 9 vjeçe, e cila vuan nga epilepsia dhe u gjet pranë së ëmës së vdekur, e paushqyer prej ditësh.

E mitura u gjet e dehidratuar në gjendje të rëndë, duke u dërguar për mjekim në spital.

Familja maqedonase prej disa vitesh kishin ardhur në Pogradec, ndërsa bashkëshorti i së ndjerës kishte ndërruar jetë një muaj më parë.

Trupi i viktimës, është dërguar në morgun e spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Behxhet Liçkollari, shefi i Shërbimit të Pediatrisë ka bërë me dije se gjendja e vajzës 9-vjeçare në Pogradec, e cila u gjet krah nënës së saj, që kishte ditë që kishte ndërruar jetë, është e stabilizuar. Në një deklaratë për mediat, ai ka thënë se vajza është dërguar dje në mbrëmje  rreth oërs 23:00 në spital, dhe se tashmë është në gjendje stabël.

“Erdhi dje rreth orës 23:00. Vajza është rehidruar, ushqyer dhe i janë marrë ekzaminimet laboratorike. Jemi në kontakt edhe me shërbimin social për plotësimin e ekzaminimeve të nevojshme për rastin në fjalë. Momentalisht, gjendja e të miturës është e stabilizuar“, shprehet ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Ilir Beqaj: Në zgjedhjet e 2021 do të fitojmë mbi 70 MANDATE për të krijuar qeverisjen të vetëm
Previous article E RËNDË/ Piloti serb vdiq 500 metra larg shtëpisë, nënës i thanë qe do fluturonte mbi fshat

F.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi... Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË FIER/ Makina përplaset me barrierat mbrojtëse, shoferi...

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg... Aktualitet

PROTESTA E 21 NË TIRANË/ Diaspora ‘rrethon’ Kryeministrinë: Kush do shkoj në burg...

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët Aktualitet

TEMPERATURAT SHTOJNË VIROZAT/ Mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët dhe fëmijët

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT