• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ARESTIMET NË SHKODËR/ Zbardhen DETAJET: Ja aktiviteti i grupit kriminal të prangosur. Iu sekuestruan…
Home
Breaking News

ARESTIMET NË SHKODËR/ Zbardhen DETAJET: Ja aktiviteti i grupit kriminal të prangosur. Iu sekuestruan…

23 October, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka dhënë detaje ëpr finalizimin e operacionit të koduar “Tamara”, i cili përfundoi me arrestimin në flagrancë të 6 personave si grup i strukturuar kriminal, ku u sekuestruan edhe 80 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa.

Mësohet se nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe disa mujore u realizua dhe u finalizua me sukses operacioni i koduar “Tamara”, ku u bë e mundur goditja e një grupi kriminal, u arrestuan në flagrancë shtetasit:

1 – Gjeto Pepaj, 44 vjeç, banues në fshatin Tamarë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe  “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

2- Pëllumb Murçaj, 42 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe “Prodhim dhe shitje lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

3 –  Lazer Murçaj, 31 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe,  i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal

4 – Ndue Nilaj, 52 vjeç, banues në Vukël, Kelmend, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë  për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25, të Kodit Penal.

5 – Kristian Bujaj,  18 vjeç,  banues në fshatin Dobri, Selcë, Malësi e Madhe, i arrestuar në flagrancë për veprat “Trafikim i lëndëve narkotike” dhe  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim , parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

6 – Lavdrim Nikaj, 34 vjeç, banues në lagjen ‘Guerrile’ Shkodër, i arrestuar në flagrancë për veprat penale “Trafikim i lëndëve narkotike ” dhe  ” Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Arrestimi i tyre u bë, për arsye se nga tërësia e veprimeve policore dhe hetimore të kryera prej një periudhe kohore disa mujore në funksion dhe të procedimit penal, u arrit që të bëhet goditja finale e këtij grupi kriminal dhe dokumentimi i aktivitetit të tyre. Ky grup e kishte shtrirë aktivitetin kriminal në qytetet Shkodër, Malësi e Madhe,  Mali i Zi, ku në fshatin Tamarë në vendin e quajtur “Prroi i Pojata” po kryenin transportimin e  lëndës narkotike, ku në momentin e ndërhyrjes së Policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale dhe 80 kg lëndë  e dyshuar Cannabis Sativa.

Në këtë grup kriminal të gjithë personat kanë pasur rolin e tyre ku këta persona në një kohë të shkurtër kanë arritur të sigurojnë  lëndën narkotike me qëllim shitjen dhe trafikimin e saj.

Gjatë zhvillimit  të operacionit këtyre personave u janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

* 80 (tetëdhjetë) kg,  lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

* 2 (dy) automjete të markës ‘Benz Mercedes’ me targë AA669FO dhe mjeti ‘BMË’ me targë AA429JP.

* një sasi lekësh.

* 6 telefona celularë të markave të ndryshme

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe  “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 283/a, 283 dhe 25 të Kodit Penal.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Liga e kampioneve: Zhbllokohet sfida në Zvicër, Bajerni nuk po konkretizon (VIDEO)
Previous article "A T'IA MARR SHPIRTIN QENIT"/ Si humbën jetën mizorisht në kënetën e Maliqit 135 të burgosur

F.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë! Aktualitet

TRAFIK ARMËSH? Drejtuesi i KAYO mohon akuzat: Nuk jemi përfshirë!

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën Aktualitet

DIVJAKA KUNDËR SHKRIRJES SI BASHKI/ Mbahet protesta e 42-të kundër bashkimit me Lushnjën

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria Aktualitet

ZJARRET NË VEND/ Shtatë vatra aktive, flakët vijojnë në Dajt, ndërhyjnë 400 forca dhe ushtria

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT