• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
APARTAMENTE, DYQANE E LLOGARI BANKARE/ Prokuroria e Fierit sekuestron mbi 3 milion euro pasuri, dyshohet se…
Home
Aktualitet
Kronikë

APARTAMENTE, DYQANE E LLOGARI BANKARE/ Prokuroria e Fierit sekuestron mbi 3 milion euro pasuri, dyshohet se…

10 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Prokuroria Fier sekuestron mbi 3 milionë euro pasuri të dyshuara se rrjedhin nga veprimtari kriminale. Bëhet fjalë për apartamente, dyqane, llogari bankare e makina.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, bazuar në ligjin 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, sekuestroi pasuri të paluajtshme dhe llogari bankare të shtetasit të dyshuar L.B., dhe familjarëve të tij, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Trafikim i lëndëve narkotike” në Greqi.

Nga hetimi i gjithanshëm pasuror i prokurorisë në bashkëpunim me shërbimet e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Seksioni i Krimit Ekonomik dhe Financiar, dyshohet se pasuritë e mëposhtme, në zotërim të subjektit të dyshuar L.B. dhe familjarëve të tij, e kanë prejardhjen nga aktiviteti kriminal i vazhdueshëm i shtetasit L.B. Pasuritë e sekuestruara janë:

1. 5 (pesë) pasuri të llojit “njësi shërbimi”, me sipërfaqe 722 m², 486.7 m², 180.5 m², 57 m², 77.31 m² me vendndodhje në lagjen “1-Maji” Fier.

2. Pasuri e llojit apartament me sipërfaqe 63.6 m², me vendndodhje në Fier.
3. 2 (dy) pasuri të llojit apartament me sip.63.4m² dhe 139.6m², si dhe një pasuri e llojit garazh me vendndodhje në “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

4. Pasuri e llojit papafingo, me sipërfaqe totale 221.8m² me vendndodhje në Selitë, Tiranë
5. Pasuria e llojit “njësi shërbimi”, me sip.197 m² me vendndodhje Selitë, Tiranë.

6. Pasuria e llojit apartament, me sipërfaqe totale 197.4m², me vendndodhje Selitë, Tiranë.
7. 5 (pesë) pasuri të luajtshme të llojit automjet dhe motomjet të regjistruar pranë Drejtorisë Rajonale e Shërbimit të Transportit Rrugor Fier.

8. Pasuri e llojit “njësi tregtare”, lidhur me aktivitetin tregtar “Bar-Kafe”, Fier, të ushtruar nga personi fizik L.B.

9. 2 (dy) Llogari bankare me gjendje 212,341.46 lekë dhe 22,628.7 mijë Euro.

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier me vendimin nr. 1275 datë, 09.10.2023 vendosi sekuestrimi e pasurive të mësipërme që kapin vlerën mbi 3,000,000 euro.

Prokuroria Fier po ndjek me prioritet dhe është plotësisht e angazhuar për identifikimin, sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale, në përputhje me ligjin 10192, datë 03.12.2009, i ndryshuar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "HAMASI, IZRAELI DHE KOSOVA"/ Analiza e Ben Blushit: Ja pse shqiptarët nuk mund të jenë me terroristët
Previous article LUFTA/ Ministria e Jashtme: Kthehen 11 shqiptarë nga Izraeli përmes fluturimit nga Mali i Zi

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI) Aktualitet

PUBLIKOHET FOTO/ Ky është shqiptari që vrau gruan e tij dhe më pas veten në Athinë, merrej me... (EMRI)

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi Aktualitet

DETAJET E REJA/ Vrasja e 21-vjeçarit portugez, policia gjen thikën me të cilën u krye krimi

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren Aktualitet

ZJARRET/ Ministria e Mbrojtjes: 6 vatra aktive, mbi 350 forca të angazhuara vijojnë betejën në terren

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT