Trilaterali i tretë ndërmjet Shqipërisë, Italisë dhe Serbisë që do zhvillohej nesër në Beograd, është anulluar. Lajmi konfirmohet për Alpenews.al nga burime të sigurta. Ky aktivitet shumë i rëndësishëm diplomatik në planin e rajonit tonë, zhvillohet ndërmjet minsitrave të jashtëm të tre shteteve, Ditmir Bushatit, Angelino Algano (Itali), dhe Ivica Dacic (Serbi).
Shkak për anullimin e mbajtjtes së takimit të Beogradit, mësohet se është bërë gjëndja shëndetësore e ministrit të jashtëm të Italisë, Angelino Alfano.
Trilaterali i parë u zhvillua në kryeqytetin italian Romë, ndërsa i dyti në Tiranë. Italia si vend i rëndësishëm i NATO dhe BE, është një lloj “kujdestari” rajonal për proceset integruese të vendeve tona në planin euro-atlantik. Shqipëria dhe Serbia janë në një moment të rëndësishëm të procesit të anëtarësimit në BE dhe bashkëpunimi mes vendeve tona është më i rëndësishëm se kurrë më parë.
Pas trilateralit do ketë një takim mes kryeministrit shqiptar Edi Rama, atij italian Paolo Gentilioni dhe asaj serbe Ana Brnabiç. Në Itali situata politike nuk është më e mira e mundshme, po të kemi parasysh se Presidenti i vendit e ka shpërndarë Parlamentin dhe ka thirrur zgjedhjet e parakohëshme elektorale në datë 4 mars 2018.
Çështjet që do diskutoheshin në trilateralin e anulluar të Beogradit ishin: Stabiliteti në këtë kënd të Europës dhe projektet e bashkëpunimin ekonomik mes të tria vendeve tona.
Trilaterali i parë u zhvillua më 23 janar në 2015 në Romë.
I dyti më 20 janar të vitit 2016 në Tiranë:





