• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANTI-INFORMALTETIT/ Falsifikuan biletat, arrestohen 8 punonjësit e kompanive të transportit publik në…
Home
Aktualitet
Kronikë

ANTI-INFORMALTETIT/ Falsifikuan biletat, arrestohen 8 punonjësit e kompanive të transportit publik në…

28 August, 2019 k.autor Aktualitet, Kronikë

Anti-informaliteti ka goditur një tjetër rast të efazionit fiskal ku si skemë është për përdorur falsifikimi. Në pranga kanë rënë 8 persona punonjës të kompanive të transportit publik në Tiranë ku mes tyre janë edhe tre bashkëpronar të këtyre linjave.

Report Tv deri më tani ka zbardhur emrat e dy prej të arrestuarëve që janë Ferdinand Ibrahimi me detyrë administrator dhe ortak i shoqërisë së transportit të Unazës, dhe djali i tij Anastas Ibrahimi i të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.

Të arrestuarit e tjerë janë F. V., 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti; A. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;E. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti; L. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash; A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash; K. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;

Njoftimi: 

Vijon operacioni masiv kundër informalitetit

Finalizohet operacioni policor “Bileta e falsifikuar”.

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor.

Vihen në pranga 8 persona.

Sekuestrohen 150 000 bileta të falsifikuara.

Në kuadër të Planit të Masave “Mbi informalitetin në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, trajtimi i mallrave me akcizë dhe evazionin fiskal”, Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor,  pas një hetimi njëmujor me metoda speciale të hetimit, për goditjen e evazionit fiskal dhe informalitetit, finalizoi operacioni policor “Bileta e falsifikuar”, duke bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

F. I., 60 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

F. V., 60 vjeç, banues  në Tiranë, me detyrë administrator dhe ortak i një shoqërie transporti;

A. V., 51 vjeçe, banuese në Tiranë, me funksion administratore dhe ortake e një shoqërie transporti;

E. V., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë administratore e një shoqërie transporti;

L. A., 47 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë dispeçer i një linje autobuzash;

A. D., 39 vjeç, banues në Tiranë, me detyre dispeçer i një linje autobuzash;

K. Q, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, me detyrë ekonomiste në një shoqëri autobusash;

A. I., 20 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjetën të fshehura provat materiale, në tentativë për t’i asgjësuar.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi dyshohet se duke bashkëpunuar me njëri -tjetrin kanë falsifikuar bileta të transportit urban në kohë dhe periudha të ndryshme, me qëllim shmangien e detyrimeve tatimore dhe përfitim financiar të disa shoqërive operatore në trasportin urban në qarkun Tiranë.

Këta shtetas përdornin bileta urbani të falsifikuara dhe jo të prodhura në Shtypshkronjën e Letrave me Vlerë, të cilat i kishin hedhur në qarkullim duke përfituar shuma të konsiderueshme monetare. Nëpërmjet këtyre veprimeve i kanë shkaktuar shtetit një dëm të madh ekonomik, i cili do të përllogaritet në vazhdimësi nga strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Gjatë kryerjes së veprimeve procedurale, janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 150 000 bileta urbani të falsifikuara, vënia në përdorim e të cilave kap vlerën 6 000 000 lekë të reja.

Gjithashtu u sekuetruan në cilesinë e provës materiale: një automjet i markës “Masserati”, 4 aparate celulare, në posedim nga personat nën hetim, kartela të ndyshme financiare të plotësuara me shkrim dore, 5 libra arkash, 62 blloqe mandatesh arkëtimi, 350 kopje mandatesh arkëtimi , si dhe dokumente të tjera me shënime të ndyshme.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor vijojnë hetimet me intesitet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale u dërguan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Falsifikimi i letrave me vlerë” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NUK NJEH KUFIRIN E MOSHËS/ Ibrahimovic shprehet hapur: Nëse Manchester United ka nevojë, jam...
Previous article RRËFIMI I AKTORES/ Epstein më manipuloi dhe abuzoi me mua kur isha adoleshente. 17-vjeçarja: Më detyruan të shkoj me Princin Andrew (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës Aktualitet

POLICIA MEGAOPERACION NË PALASË/ Rrethohet vila, arrestohet i shumëkërkuari për inceneratorin e Tiranës

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT