Më shumë se 30 femra, pretendojnë se janë abuzuar seksualisht dhe kanë qenë skllave seksi të miliarderit Jeffrey Epstein, i cili u vetëvra në burg para gjykimit.
Atyre iu është bashkuar edhe aktorja 42-vjeçare Anouska De Georgiou.
Ajo ka deklaruar një ditë më parë, se Epstein e ka manipuluar, shtrënguar dhe më pas ka abuzuar seksualisht me të.
42-vjeçarja, që ka qenë në shkollë me Kate Middleton, tha se ishte adoleshente kur ishte takuar me Epstein.
“Isha e re dhe idealiste, plot shpresë, por Epstein abuzoi me mua, çka ka ndikuar për vite të tëra në marrëdhëniet e mia me njerëzit”, tha ajo, duke mos shpjeguar rrethanat e njohjes me miliarderin.
“Megjithëse unë mendoj se është tragjike kur dikush vdes para kohe, unë jam jashtëzakonisht e lehtësuar që Jeffrey Epstein nuk do të jetë në gjendje të lëndojë më fëmijë, ose më shumë gra, dhe unë jam e kënaqur që jam pjesë e një grupi grash që janë të lidhura përgjithmonë në traumën që duruam në duart e këtij njeriu”, tha ajo.
Krahas saj, Virginia Roberts – ‘skllave seksi’ e Epsteinit – u tha gazetarëve jashtë gjykatës, se Princi Andrew e dinte ‘saktësisht atë që ai ka bërë’ dhe i kërkoi që të ‘pastrohej’.
Roberts, e cila ishte e para që denoncoi abuzimet seksuale të Epstein, tha se ajo kishte bërë seks me Dukën e Jorkut me urdhër të Epstein, kur ishte vetëm 17 vjeç, në Londër.
Mesazhi i saj për Princin Andrew pason mohimet e tij të ashpra nga Pallati Buckingham, pas vdekjes së Epsteinit.
Ai tha se ishte “mahnitur” nga akuzat e abuzimit seksual dhe nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje, përveç simpatisë për viktimat.






