• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ANTI-INFORMALITETI/ Lirohen 2000 m2 plazh publik në Himarë e Durrës, nën hetim 5 pronarë
Home
Breaking News

ANTI-INFORMALITETI/ Lirohen 2000 m2 plazh publik në Himarë e Durrës, nën hetim 5 pronarë

15 August, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia e Shtetit ka liruar 2000 m2 plazhe publike në Himarë e në Durrës si dhe ka vënë nën hetim 5 pronarë subjektesh që operonin në bregdet dhe që kishin vendosur çadra private të cilat më pas kundrejt pagesës ua jepnin pushuesve. Po ashtu janë sekuestruar edhe 470 komplete shezlongë e çadra.

Kjo lëvizje e Policisë së shtetit vjen në kuadër të aksionit anti-informalitet ku po vijohet në të gjithë zonë bregdetare me operacionin ‘Plazhi i lirë’ për lirimin e plazheve publike. Konkretisht policia njofton se në Himarë janë konstatuar 3 subjekte tregtare, të cilat zhvillonin aktivitetet e tyre tregtare në mënyrë të paligjshme në plazhin e quajtur “Krorës” në Shën Vasil. Si pasojë policia ka proceduar penalisht 3 pronarët e këtyre subjekteve: A.L., N.V., dhe A.D.  Në Himarë janë liruar 1000 m2 plazh publik, i zaptuar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu janë sekuestruar edhe 200 kompleteve shezlongë  e çadra. ndërsa personat nën hetim akuzohen për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Pushtimi i tokës”.

Ndërsa në Durrës janë vënë nën hetim dy pronarë të tjerë të cilët kishin zaptuar plazhin publik, në zonën e Katundit të Ri. Ata janë D.D. e SH.P.,  dhe akuzohen për veprat penale  “Pushtimi i tokës ” dhe  “Fshehja e të ardhurave“.  Në Durrës janë liruar rreth 1000 m2 plazh, ndërsa jën sekuestruar rreth 270 komplete shezlongë e çadra.

Policia njofton se do të ketë vijim të planit të posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JENI TË FIKSUAR PAS BUZËKUQIT TË KUQ? Ja nuancat më "IN" te sezonit (FOTO)
Previous article HOROSKOPI, 15 GUSHT/ Këto shenja duhet të përgatiten për...

k.autor

Postime të ngjashme

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti Aktualitet

TRAFIK I RËNDUAR NË AKSIN LEZHË-MILOT/ Radhë kilometrike pas kthimit nga bregdeti

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse Aktualitet

ZJARR NË BABICË TË VLORËS/ Flakët rrezikojnë një banesë. Ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës Aktualitet

AKSIDENT TE URA E MATIT/ Përplasen dy automjete, dy persona dërgohen në Spitalin e Traumës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT