• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ANKTHI I NATËS PO TË SHKATËRRON GJUMIN? Ka disa mënyra për ta menaxhuar
Home
Shëndet

ANKTHI I NATËS PO TË SHKATËRRON GJUMIN? Ka disa mënyra për ta menaxhuar

19 August, 2023 s.autor Shëndet

Ankthi është një ndjesi krejtësisht normale që u ndodh të gjithëve në periudha të ndryshme të jetës, thonë psikologët. Njerëzit mund ta përjetojnë shumë herë dhe shkaqet janë nga më të ndryshmet, por ankthi i natës është mbase më i frikshëm nga llojet e tjera. Zakonisht është pasojë e shqetësimeve që mund të kemi në lidhje me gjërat që na ndodhin në përditshmëri.

Ndoshta është një paralajmërim për diçka që mund të shkojë keq, por në rastet më të mira, është një mënyrë për të na paralajmëruar që duhet të dalim në kërkim të një rruge të re.

Por mund të ndodhë që ankthi i natës të jetë pasojë e shqetësimeve imagjinare ose të parashikuara. Mes nesh ndodh që e ekzagjerojmë diçka që mund të menaxhohet më lehtë, mund të jetë një simptomë stresi që na pengon të flemë, madje mund të jetë edhe pasojë e një trajnimi fizik intensiv, i cili aktivizon sistemin nervor dhe, nga ana tjetër, pengon mendjen të shkëputet.

Këshilla për të menaxhuar ankthin e natës

Sigurisht, nuk po renditim së pari “zbuloni ku është problemi” apo “shkoni te psikologu”. Pa dyshim, këto dy mënyra ju ndihmojnë për ta menaxhuar ankthin e natës, megjithatë mundohuni të jeni psikolog i vetes me këto mënyra të thjeshta.

Ushtrimet fizike

Ushtrimet fizike janë të nevojshme, sepse sjellin shumë përfitime jo vetëm fizike, por edhe psikologjike. Studimet tregojnë se praktika sportive përmirëson gjendjen shpirtërore duke ndihmuar në lëshimin e neurokimikateve të tilla si serotonina ose endorfina, të cilat na bëjnë të ndihemi mirë. Ama, siç e thamë më lart, jo aktivitet fizik intensiv, sepse kështu ankthi do t’ju shtohet.

Ushtrimet e lehta fizike para gjumit zvogëlojmë stresin dhe ankthin, pasi zvogëlojnë praninë e kortizolit në trupin tonë.

Praktikoni “Mindfulness”

Praktika “Mindfulness” ka një efekt pozitiv në luftimin e ankthit, stresit ose pagjumësisë. Mendja është një “motor” që kontrollon aftësinë për të qenë të vetëdijshëm. “Programi i Reduktimit të Stresit të Bazuar në Mendje” (MSBR) përmirëson ndjeshëm mirëqenien e njerëzve që e kanë përdorur. Një studim nga Universiteti i Utah-ut tregoi që MBSR jo vetëm që ndihmon në uljen e stresit dhe kontrollimin e ankthit, por mund të na ndihmojë të flemë më mirë.

Krijoni një regjim

Pagjumësia dhe ankthi gjatë natës mund të ndodhin edhe nga mungesa e një regjimi. Nëse fle një ditë në orën 23:00, ditën tjetër në 3 të mëngjesit dhe ditën tjetër në 12:00, kjo nuk është mënyra më e mirë për ta menaxhuar ankthin. E njëjta gjë vlen për zgjimin çdo ditë në kohë të ndryshme. Gjithmonë preferohet të kesh një orar pak a shumë fiks, që lejon ritmin të mbetet i pandryshuar dhe të kesh një gjumë cilësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZJARRI NË QEPARO/ Helikopteri has vështirësi për shkak të erës
Previous article MBARËVAJTJA E SEZONIT TURISTIK/ Balla takim me strukturat e Policisë në Durrës: Kujdesin në të gjitha plazhet...

s.autor

Postime të ngjashme

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve Shëndet

DIABETI PO BËHET "VRASËSI I HESHTUR"/ Elbasani dhe Vlora me rritjen më të madhe të vdekjeve

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë Shëndet

LODHJE PAS DREKËS? Ekspertët zbulojnë 3 mënyrat e thjeshta për ta mposhtur dhe për të rikthyer energjinë

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin Shëndet

RREZIKU I LENTEVE PËR SYTË/ Mjekët bëjnë apel: Të përdoren me orare të reduktuara, kujdes ujin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT