Në prokurorinë e Tiranës po zhvillohet sot analiza vjetore e punës së prokurorisë, ku ka marrë pjesë edhe kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku. Marku është shprehur se në këtë prokurori janë zvarritur çështje pa arsye.
“Ngarkesa ka ulur cilësinë e hetimeve. Dosje të rëndësishme po rrinë në sirtarët e prokurorisë. Kryeni hetime në kohë më të shpejtë. Në prokurori ka patur ngarkesë, por zvarritja e hetimeve është e pajustifikueshme.”-është shprehur Marku.


