• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
AMNISTIA FISKALE/ Ahmetaj tregon kush përjashtohet: Çfarë ndodh me personat e dënuar? Për 5 vite pasuria…
Home
Politikë

AMNISTIA FISKALE/ Ahmetaj tregon kush përjashtohet: Çfarë ndodh me personat e dënuar? Për 5 vite pasuria…

15 July, 2022 s.autor Politikë

Zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka treguar kategoritë që do të përjashtohen nga amnistia fiskale me draftin e propozuar nga qeveria.

Ahmetaj tha se personat e dënuar jashtë vendit janë të përjashtuar nga deklarimi vullnetar ndërkohë do të bëhen verifikimet e nevojshme sa i takon prezumimit të pafajësisë.

Ai theksoi se të përjashtuar do të jenë zyrtarët e lartë dhe të mësëm, politikanët dhe familjarët e tyre, individët e skeduar për rekorde kriminale si dhe subjektet e OFL.

“Te kategoritë e përjashtuarado ta kuptoni që personat e dënuar janë të përjashtuar nga deklarimi vullnetar. Ecim me logjikën juridike të prezumimit të pafajësisë. Unë nuk dua të marr kohën tuaj me atë që kemi bërë. Përpjekjet tona për formalizimin janë shumë të rëndësishme dhe prekshme. Ata që e kanë ndjekur përpjekjen e qeverisë ndër vite të ardhurat ishin 24%, sot janë 28% e prodhimit të brendshëm. Është një kërcim shumë i rëndësishëm. 4% janë gati 600 e kusur milion dollar.

E rëndësishme për të thënë është qëllimi i amnistisë siç u referuam. Rishikimi i pasqyrimit financiar. Afron ashtu si rëndomtë në amnistitë fiskale ruajtjen e sekretit dhe mosfillimin e procedimit penal ndaj subjekteve përfituese. Deklarimi vullnetar është koncepti shtyllë mes qytetarëve dhe shtetit. Në rastin konkret tatimi i posaçëm. Përjashtohen zyrtarët e lartë, të mesëm të sotëm dhe të dikurshëm, politikanët dhe familjarët e tyre.

Fjalët që qarkullojnë për ta kontamimuar si koncept, amnistia fokusohet te qytetarë. Përjashtohen individët e skeduar globalisht me rekorde kriminale dhe subjektet e OFL të verifikuar dhe pa verifikuar. Pasuritë e amnistuara nuk mund të transferohen jashtë vendit për 5 vite. Si e theksova të gjithë zyrtarët dhe funksionarët e lartë. Pasuritë e deklarueshme që është shumë e rëndësishme. Tatimi i posaçëm është 7% në 4 muajt e parë.. Kjo ka të bëjë me urgjencën që kemi ne si qeveri dhe ekonomia sa më parë për të parë atë pjesë që e i takon buxhetit për shkak të merakut që ka kryeministri për të parë të materializuar pasurinë për shkak të valës së invazionit rus.

2 mln euro nuk është kufiri vetëm për individin por për të gjithë certifikatën familjarë. Paratë nuk mund të tërhiqen deri në zbatimin e ligjit. Kamatvonesat për deklarimin e pasurisë falen nëse kryhet regjistrimi. Afati i zbatimit është 9 muaj”, tha ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ÇËSHTJA XHAÇKA/ Debate në Këshillin e Mandateve, Bardhi: Ke dy muaj që e mbron ministren, Nikolla shtyn seancën...
Previous article "KUFIRI 2 MILION EURO"/ Ibrahimaj tregon se di të bëhet amnistimi i pasurisë: Do të ngrihet një njësi speciale për të certifikuar të ardhurat

s.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së Breaking News

MBYLLJA E TRE GRUPKAPITUJVE TË PARË/ Ambasada Gjermane: Moment historik për Shqipërinë! Mbështesim rrugën drejt BE-së

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT