• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“KUFIRI 2 MILION EURO”/ Ibrahimaj tregon se di të bëhet amnistimi i pasurisë: Do të ngrihet një njësi speciale për të certifikuar të ardhurat
Home
Politikë

“KUFIRI 2 MILION EURO”/ Ibrahimaj tregon se di të bëhet amnistimi i pasurisë: Do të ngrihet një njësi speciale për të certifikuar të ardhurat

15 July, 2022 s.autor Breaking News, Politikë

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka folur ditën e sotme për nismën e qeverisë për amnistinë fiskale e cila parashikon një prag prej 2 mln eurosh.

Ibrahimaj u shpreh se do të krijohet një njësi speciale që do të ndërveprojë me institucionet shtetërore. Brenda 5 ditësh kjo njësi do të analizojë kërkesat nga subjektet dhe do të japë një vërtetim për pagesën e një tatimi të posaçëm.

“Është parashikuar një kufi prej 2 mln eurosh për deklarimin e pasurisë. Do të krijohet një njësi speciale që do të ndërveprojë me institucionet shtetërore që kanë si objektiv elementët që sapo paraqita. Për 5 ditë do të analizojë kërkesat nga subjektet duke ndërvepruar me institucionet shtetërore në luftën kundër krimit.

Administrata do të japë një vërtetim që bizneset të paguajnë një tatim të posaçëm për legalizimin e kapitaleve. Është 7% për 4-mujorin e parë të zbatimit të ligjit dhe 10% për 5 mujorin e dytë. Në fund të verifikimit do të dalë një certifikatë që legalizon këto para apo asete. Shumë prej jush kanë pyetur pse tani dhe pse në këtë formë.

Situata ku ndodhemi dhe kriza ekonomike globale i ka vendosur ekonomitë në kushte jo normale të funksionimit të tyre. Kjo është një krizë. Është e rëndësishme rritja e kapitaleve që të financohen projektet që ne kemi të parashikuara. Kemi një normë të lartë të parave të jashtë bankave.

Duhet ngritur kapaciteti i shtetit në mënyrë që të krijohet një vit zero që të mos ketë më mundësi që paratë të qarkullojnë jashtë bankave. Do i japim mundësinë çdo shqiptari që kanë pasuri nga puna e padeklaruar që të mund të legalizohen. Në situatën ku ndodhemi është e rëndësishme që ekonomia të zhvillohet përmes këtyre sistemeve”, u shpreh ajo.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AMNISTIA FISKALE/ Ahmetaj tregon kush përjashtohet: Çfarë ndodh me personat e dënuar? Për 5 vite pasuria...
Previous article BETEJA ME ZJARRIN/ Forcat e Armatosura largohen nga terreni, nis ndërhyrja nga ajri në Malin e Çikës

s.autor

Postime të ngjashme

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes Politikë

PËRÇARJE NË PD/ Çim Peka akuzon Flamur Nokën se po i bën lëshime SPAK-ut prej hallit të dosjes

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por… Aktualitet

“E VRAU ME THIKË NË ZEMËR”/ 16 vite burgim për Mario Përlleshaj, babai i Martin Canit: Donim dënim më të rëndë, por…

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin Politikë

QEVERIA PROPOZON TRE NDRYSHIME NË LIGJET FINANCIARE/ Malaj: Përafrim me BE, ulin kostot dhe mbrojnë konsumatorin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT