• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Amnesty International: A po normalizohet frika dhe urrejtja?
Home
Nderkombetare

Amnesty International: A po normalizohet frika dhe urrejtja?

22 February, 2018 Q.Autor Botë, Nderkombetare

Organizata Amnesty International dokumenton shkelje të të drejtave të njeriut në rreth 160 vende dhe konkludon se 2017-ta ishte viti i normalizimit të të politikës së frikës dhe urrejtjes nga shumë udhëheqës të fuqishëm në mbarë botën.

Që nga përqëndrimi i vëmendjes tek personat e zhdukur në rrethana të dyshimta në Meksikë, apo kërkesat për të liruar të burgosurit e ndërgjegjes në mbarë botën, organizata Amnesty International ka mbrojtur të drejtat e njeriut për gati gjashtë dekada.

Raporti i saj i ri thotë se udhëheqësit në Egjipt, Filipine, Venezuelë, Kinë, Rusi dhe Shtetet e Bashkuara po dëmtojnë të drejtat e miliona njerëzve.

“Kanë shpërfillur haptazi të drejtat e njeriut ose u kanë bërë thirrje të tjerëve t’i shpërfillin. Në rastin e Presidentin të Filipineve, Duterte, ai u ka bërë thirrje njerëzve të vrasin ata që dyshohen si shpërndarës droge”, thotë Margaret Huan, drejtore ekzekutive e Amnesty International.

Raporti kritikon edhe Presidentin amerikan Donald Trump për politikën e tij të emigracionit, për dëmtimin e lirisë së shtypit, si dhe për të drejtat e grave. Zëri i Amerikës kërkoi komente nga Shtëpia e Bardhë dhe Departamenti i Shtetit, por nuk mori përgjigje.

“Një nga rastet më shokuese është se organizatat që kanë ofruar prej kohësh këshillim dhe informacion për abortin dhe shërbimet e tjera të shëndetit riprodhues, duhet të vendosin nëse do ta vazhdojnë këtë këshillim për pacientët, apo do të preferojnë të marrin fonde nga qeveria amerikane”, thotë zonja Huan.

Një grup për mbrojtjen e të drejtave të njeriut thotë se kjo praktikë u ka humbur miliona dollarë fonde organizatave të tilla.

“Shohim se në vende si Madagaskari, Uganda, Zimbabve, programe që u shërbenin grave për t’u mundësuar qasjen tek kontraceptivët kanë ndaluar tashmë”, thotë John Lotspeich, i organizatës “Marie Stopes”.

Raporti konkludon se fjala e lirë u sulmua gjatë vitit 2017, në veçanti në Kinë, Egjipt dhe Turqi. Zëri i Amerikës ka kontaktuar ambasadat në Uashington të këtyre vende, por nuk mori përgjigje.

“Turqia ka burgosur mbi 50 mijë persona gjatë dy viteve të fundit, përfshirë kryetarin dhe drejtorin për Turqinë të Amnesty International. Këto janë veprime të kryera nga një qeveri e udhëhequr nga dikush që ka qenë vetë më parë i burgosur i ndërgjegjes, por që tashmë arreston udhëheqësit e të drejtave të njeriut dhe këdo që është kritik ndaj qeverisë. Kështu po ndodh edhe në Egjipt dhe në Kinë”, thotë zonja Huan.

Raporti vëren megjithatë shenja progresi, si p.sh. me lëvizjen e Marshimit të Grave apo lëvizjen #metoo. Raporti gjithashtu përshëndet vendimin e Tajvanit për të lejuar martesat brenda të njëjtës gjini.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ngjela i tregon Lu-së tre emrat që duhen “eleminuar”: Shqiptarët presin likuidimin e tyre. Provat i keni para syve
Previous article Fredi nga Lushnja: Kam njohur ku**a, më kërkonin…Tani iku koha e aventurave (VIDEO)

Q.Autor

Postime të ngjashme

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat Botë

"NATO MBULOI BOSHLLËQET E LËNA NGA SHBA"/ Trump paralajmëron masa ndaj aleatëve që nuk përmbushin objektivat

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës Botë

ALARM I NATO/ Rutte: Rusia, një kërcënim afatgjatë edhe pas luftës

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president Botë

SFIDË PËR ZELENSKYN? Raportet e fundit: Ish-komandanti i përgjithshëm i Ukrainës do të kandidojë për president

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT