• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ALTIN NDOCI PREJ DY DITËSH NË ARRATI/ Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” në GJKKO. Avokati: Mund të jetë në banesën e tij
Home
Aktualitet
Kronikë

ALTIN NDOCI PREJ DY DITËSH NË ARRATI/ Shtyhet seanca për dosjen “Plumbi i Artë” në GJKKO. Avokati: Mund të jetë në banesën e tij

15 January, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Altin Ndoci ndodhet në arrati prej dy ditësh.

Trupi gjykues vendosi që sot ta shtyjë seancën derisa Policia e Shtetit ta pajisë gjykatën me shkresën zyrtare që provon se Altin Ndoci nuk ndodhet në adresën e tij të ligjshme.

Mësohet se seanca e radhës do të mbahet më 20 janar. Aldo Shkëmbi, njëri prej mbrojtësve ligjorë të Altin Ndocit i ka kërkuar gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të bërë njoftimin sipas procedurës, sepse Altin Ndoci mund të jete edhe në banesën e tij

“ I kërkojmë gjykatës t’i dërgojë kërkesë policisë për të bërë njoftimin sipas procedurës, sepse Altin Ndoci mund të jetë edhe në banesën e tij, ne këtë nuk e dimë.”, ka thënë ai.

Ndërkohë, në një komunikim me mediat pas përfundimit të seancës, avokati u shpreh: Nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka ardhur një shkresë ku gjykata njoftohet se Altin Ndoci nuk është në kushtet e izolimit. Kushtet për një proces të rregullt gjyqësor duhet të njoftohej i pandehuri për procesin që po zhvillohet ndaj tij. Sa kohë që edhe në seancat e mëparshme është njoftuar dhe ka shprehur vullnetin të përfaqësohej nga unë dhe kolegia ime. Në mungesë të deklaratës kësaj radhe, për të respektuar parashikimin ligjor për njoftimin e të pandehurit, për të arritur në pikën ku duhet të deklarohet nëse i fshihet apo jo drejtësisë, çka çon në gjykim në mungesë, gjykata duhet të shtynte seancën në mënyrë të tillë që të kërkonte informacion më të detajuar nga policia për kërkimin që po bëhen për të pandehurin.

Ky është një gjyq maratonë ka kohë që bëhet, nuk ishte më parë e nevojshme të komunikonim para apo pas seancës me klientin. Sa i përket qëndrimit tonë si mbrojtje e tij, klienti ka pasur besim, kështu kemi proceduar. Nuk kishim dijeni më parë mbi veprimet e mos veprimet e tij. As pas. Kontakti i fundit me të nuk e mbaj mend, por SPAK dhe policia janë duke bërë verifikimet përkatëse dhe do të kenë edhe librat e takimeve. Kam shumë që nuk e kam takuar sepse nuk e kam parë të arsyeshme pasi seanca ka pasur çdo javë.

I riu me origjinë nga Puka dhe banim në Tiranë, ishte arrestuar nga SPAK në Tiranë 6 vite më parë gjatë operacionit “Plumbi i Artë” dhe akuzohet vrasje me pagesë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZBULOHEN EMRAT/ Kush janë të rrezikshmit 'VIP' që u transferuan nga Burgu i Durrësit, në krye Astrit Avdyli, Lulzim Berisha e vëllezërit Hoxhosmani
Previous article HAKERIMI I PROKURORISË SË POSAÇME/ SPAK dërgon për gjykim ish-drejtorin e Burgjeve, Agim Ismaili dhe dy persona të tjerë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT