• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Alketa Vejsiu zbulon arsyen e takimeve me moderatorin italian/ Ja pse u largova nga Shqipëria
Home
Showbiz

Alketa Vejsiu zbulon arsyen e takimeve me moderatorin italian/ Ja pse u largova nga Shqipëria

18 November, 2017 F.autor Gossip, Showbiz

Pak ditë më parë u përfol se Alketa Vejsiu mund të largohej nga Tv Klan për t’u bërë pjesë e mediave italiane, dhe e gjithë kjo erdhi pasi publikimit të një fotoje të moderatores në ambientet e Mediaset.

Por në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” Alketa i ka sqaruar të gjitha, duke treguar arsyen e vërtetë të takimeve të saj me moderatorin e njohur italian, Paolo Bonolis.

Është përfolur në media se do të filloni një projekt të ri në Itali në krah të Paolo Bonolis. Për çfarë bëhet fjalë më konkretisht?
Ka pasur shumë tituj online të hamendesuar këto kohë! Filloj një spektakel të ri në Klan. Kam pasur gjithmonë një qasje për të bërë diçka edhe përtej kufijve dhe jam në rrugë të mirë. Vetëm kaq mund të them tani.
-Po për spektaklin në Klan mund të më thoni diçka më tepër?
Do bëj atë që bën Paolo Bonolis. Ai është stili i prezantuesit që pëlqej. Me humor, me batuta, me përmbajte. Po kërkojmë fëmijë që s’kanë asnjë pengesë në komunikim publik, që dinë të bëjnë pyetje, që ngacmojnë personazhet VIP që do jenë nga çdo fushë politikë dhe art.

-Si emisioni “Avanti un altro”?
Jo, “Peter Pan”.
-Ju do jeni në krah të tij si përfundim apo është thjesht një zhurmë e mediave? Do jeni edhe në Klan edhe në Mediaset?
Për momentin jam në Tiranë, në Klan, me impenjimet e mia të zakonshme. S’e përjashtoj mundësinë që të bëj diçka më të mirë, më të madhe për Shqipërinë dhe për veten në Itali.

Emisioni surprizë që do të startojë së shpejti në TvKlan:
“Kush e futi ne kurth Peter Panin”
Vjen nga origjinali “Chi ha incastrato Peter Pan” ku moderator për 7 puntata radhazi është figura e njohur e televizionit italian, Paolo Bonolis. Një emision i tillë ka në qendër të vëmendjes dhe protagonistë të programit janë fëmijët nga mosha 4 deri në 9 vjeç, të prezantuar në çdo seri në grupe me rreth dhjetë veta; fëmijët në studio, sidomos në edicionet e para, iu nënshtroheshin pyetjeve mbi argumente që i përkasin botës së të rriturve, ose merreshin për të komentuar fakte të aktualitetit apo sportit. Gjatë transmetimit ndërhyjnë edhe disa kategori personash, si për shembull: zjarrfikësit apo policët, të cilët u shpjegojnë fëmijëve punën që ata bëjnë dhe u mësojnë se si të sillen në rast emergjence, ose si t’i evitosh ato. Dy janë pjesët kryesore dhe thelbësore të programit: E para janë kamerat e fshehta, në të cilat fëmijët janë “viktima” të shakave të krijuara nga regjisori, si për shembull: të mbash një akullore në dorë pa e lëpirë gjatë mungesës në dhomë të moderatorit të emisionit; ndërkohë që pjesa e dytë, ajo më kryesorja, janë intervistat me të ftuarit VIP, gjatë të cilave fëmijët pyesin personazhet e spektaklit, të televizionit, të muzikës apo të sportit, për kuriozitetet që duan të dinë.

Ky mund të jetë edhe një nga shkaqet e udhëtimeve të shpeshta të bukuroshes së TvKlan në shtetin fqinjë. Një tjetër emision i suksesshëm do t’i shtohet ekraneve shqiptare, dhe protagonistë do të jenë ata që i japin më tepër esencë ekranit, fëmijët.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ballsh/ Përplas me makinë fëmijën 5 vjeç, arrestohet 18 vjeçari
Previous article EMRAT/ Vodhi dyqanin e bashkëfshatarit, ‘futi në valle’ edhe shokun, por në fund…

F.autor

Postime të ngjashme

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother Gossip

"I DASHURUAR"/ Stine ngacmon Brikenën për Mateon, reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe Gossip

KËNDOI NË DASMËN E DUA LIPËS/ Besnik Qaka zbulon detaje: Të huajt u mahnitën me muzikën shqipe

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse... Gossip

"KË B.... DO LËPISH"/ Plas dhe mes Dea Mishel e Bled Manes: Dal nudo nëse...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT