Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme ku një makinë ka përplasur një fëmijë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5-Shkurti” në Ballsh. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi Migers Zeneli 18 vjeç ka përplasur një fëmijë 5 vjec identiteti i të cilit nuk bëhet me dije. Fëmija ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Menjëherë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar shtetasin Migers Zeneli. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”
Njoftimi i policise
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Migers Zeneli, 18 vjeç, banues në fshatin Usojë, Ballsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në datën 17.11.2017 duke drejtuar mjetin tip “Ford Fokus” me targa AA 714 SC, në lagjen “5-Shkurti” Ballsh, ka aksidentuar shtetasin e mitur 5 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.


