• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
ALFRED PEZA/ Një intervistë ndryshe për “Sarah”: Flirti i Enver Hoxhës me Mbretëreshën Geraldinë!
Home
Kulturë
Art

ALFRED PEZA/ Një intervistë ndryshe për “Sarah”: Flirti i Enver Hoxhës me Mbretëreshën Geraldinë!

14 November, 2017 Redaktor1 Art, Breaking News, Intervista, Kulturë

Ka një traditë të konsoliduar tashmë “Mapo Editions” që kolanat e botimeve të saj, i mbështet me aktivitete promovuese dhe mediatike, ndërsa çdo libri i dedikon edhe një video të posaçme. Nëpërmjet saj, synohet që ti qaset lexuesve me një mënyrë më të thjeshtë, interesante e tërheqëse, duke i ofruar si një mini film, fabulën e librit të ri që propozon. E shoqëruar kjo jo vetëm me pamje dhe kolonë zanore por edhe me intervistën e autorit apo përkthyesit, por edhe me batuta joshëse që ngacmojnë çdo indiferent të letrave, për të vrapuar këto ditë në stendat e saj. Për më tepër që nesër hapet edhe edicioni i 20 i Panairit të Librit, në hollin e Pallatit të Kongreseve, në Tiranë.

Një video e tillë, vetëm 24 orë përapra fillimit të festës më të madhe të librit shqip për 2017, i është rezervuar edhe romanit “Sarah” të autorit Alfred Peza. Kjo vepër konsiderohet edhe si një nga suprizat më të mëdha letrare të këtij viti në letrat shqipe. Alda Bardhyli, e cila është edhe redaktorja e romanit, ka realizuar një intervistë me pyetje që shkojnë nga imagjinarja, tek trillimi letrar dhe deri tek të vërtetat historike. Eshtë një bashkëbisedim krejt ndryshe nga ai që jemi mësuar të shohim e dëgjojmë nga autor i “SaraH”, por edhe për raste të ngjashme si ky.

  • Redaktorja: Zoti Peza, jemi në vitet ’30- ’40 dhe ju ndodheni në një lokal me Sarah Blloshmin, çdo bënit?
  • AUTORI: Do bëja atë që do bënte instikti i çdo mashkulli përballë femrës më të bukur të vendit të vet, të cilën nuk e ka përditë aq afër sa e kisha unë dhe e kam unë në këto çaste. Do mundohesha ti tërhiqja vëmendjen dhe të flirtoja me të. Nuk e di sesa do ia arrija!
  • Redaktorja: Një nga njerëzit që shihej në shoqërinë e saj ishte Enver Hoxha…
  • AUTORI: Të gjithë ambicjozët e kësaj bote, e nisin nga fustanet rrugën e tyre drejt majës dhe është e pashmangshme që edhe Enver Hoxha të ketë flirtuar me Sarah Blloshmin, ashtu siç thuhet që ka flirtuar edhe me një nga Princeshat. Ashtu siç do të flirtonte edhe me Mbretëreshën vetë më prapa. Arësyeja? Vetëm e vetëm që ti fitonte zemrën Mbretit Zog, për të arritur ambicjen dhe synimin e tij.
  • Redaktorja: Ju thoni në libër që Enver Hoxha është përpjekur që të joshi edhe Mbretëreshën Geraldinë.
  • AUTORI: Po. Sepse në mendjen e ambiciozit shkon gjithcka dhe flirti me Mbretëreshën është rruga më e shkurtër për të fituar vëmendjen e Mbretit.
  • Redaktorja: Ju thoni që Mbretëresha Geraldinë e ka ditur gjithmonë raportin e Ahmet Zogut me Sara Blloshmin.
  • AUTORI: Unë besoj se po. Eshtë e pashmangshme. Po të lexosh me vëmendje kujtimet e saj, Ajo e kupton se deri në momentin që janë njohur, zemra e Tij, e gjithë vëmendja e Tij dhe Mbretëresha e Tij ka qenë dikush tjetër. Sepse ajo pranon me dhimbje që dashuria e tyre, është ajo e një rreth 50 vjeçari tashmë. E Ahmet Zogut në emigrim, larg atdheut, larg Pallatit Mbretëror, larg ballove, larg vëmendjes, larg tapeteve. Ishte një dashuri tjetër (përpara kësaj), ndryshe. Ishte vetëm një dashuri e atillë, si ajo që mund të ketë patur, vetëm Sara Blloshmi me Ahmet Zogun.

Për ta patur më të plotë, shihni videon:

PERGATITI: Alpenews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shpallet në kërkim nënprefekti i qarkut Tiranë, ja kush është (EMRI+FOTO)
Previous article Njerëz në shtije, abuzimi i emigrantëve në Libi

Redaktor1

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT