Alfred Peza
Momenti i anëtarsimit të vendit tonë në Aleancën e Atlantikut të Veriut, në pranverën e 2009, kujtohet bashkë me shprehjen e Berishës- Kryeministër: This is a miracle of freedom!
Kanë rrjedhur shumë ujëra që nga ajo kohë dhe mrekullia e lirisë nuk është shfrytëzuar gjithmonë nga elita jonë politike në opozitë sot, për realizimin e projektit euroatlantik të Shqipërisë.
Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti Ilir Meta, pavarësisht luleve të ftohta të këtij marsi politik, i shtërnguan dorën njëri tjetrit, në ceremoninë përkujtimore që u mbajt në Sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Ne e hodhëm hapin e madh 10 vjet më parë, bashkë me Kroacinë. Në vitin 2013, kur Berisha ishte ende në pushtet, Kroacia u bë edhe anëtare e BE.
Ndërsa Shqipëri pret në qershor 2019 marjen e datës për çeljen e negociatave me BE, opozita braktisi sitemin parlamentar, duke çuar ujë në të kundërtën e rrjedhës së integrimit.
Kuçova pak muaj më parë mori zyrtarisht statusin e “bazës” së NATO në Shqipëri, duke i forcuar akoma edhe më shumë pozitat e sigurisë sonë kombëtare ne Ballkan. Dje Parlamenti Europian votoi për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës.
Në ketë 10 vjetor, pas Malit të Zi dhe Maqedonisë, Tirana zyrtare kërkoi edhe antarësimin e Kosovës në NATO. Shqipëria dhe Kosova anëtare të Aleancës më të madhe të sigurisë globale, do shënonte majën më të lartë të garancive, për sigurinë politike dhe ushtarake, në historinë e shqiptarëve.


