• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“ALBA ËSHTË LARGUAR NGA SHTËPIA”/ Burri vrau gruan me çekiç, të afërmit e çiftit flasin të shokuar: Mesazhet që dërgonte 39-vjeçari…
Home
Aktualitet
Kronikë

“ALBA ËSHTË LARGUAR NGA SHTËPIA”/ Burri vrau gruan me çekiç, të afërmit e çiftit flasin të shokuar: Mesazhet që dërgonte 39-vjeçari…

6 December, 2024 s.autor Aktualitet, Kronikë

Krimi i rëndë në Greqi, ku burri Kastriot Cenko vrau me çekiç gruan e tij, Alba Cenko ka tronditur edhe banorë dhe të afërm që jetojnë në fshatin Shën Pjeter në Fier, nga ku ata kishin origjinën.

Ngjarja e rëndë që ndodhi në Athinë, ku Alba Cenko u gjet e pajetë në papafingon e shtëpisë, pasi u vra me çekiç nga bashkëshorti i saj, 39-vjeçari Kastriot Cenko, ka shokuar të gjithë banorët e Shën Pjetrës në Fier.
Banesa, ku çifti jetonte së bashku me nënën e Kastriotit, e cila ishte larguar për të kaluar festat e fundvitit në

Greqi me djemtë e saj, është e mbyllur, ndërsa fqinjët nuk mund të mbajnë dot lotët nga krimi makabër që ka ndodhur.

Fqinjët thonë se çifti nuk kishte pasur konflikte të dukshme. Ata pohojnë se mund të kenë pasur disa probleme të brendshme, të cilat kanë çuar në këtë situatë ekstreme.

“Jemi shokuar dhe nuk besojmë se diçka e tillë mund të ndodhte këtu,” thonë ata mes lotësh, duke theksuar se në zonën e tyre të qetë nuk kishin përballur asnjëherë krime të tilla brenda familjes.
Një nga fqinjët, nusja e djalit të së cilës është motra e të ndjerës, tregon mes lotësh se Alba kishte qenë shumë e shqetësuar ditët e fundit dhe nuk mund të lidhej me motrën e saj. Në emër të Albës, Kastrioti i kthente përgjigje, duke pretenduar se ishte djali i saj, ndërsa vetë ai, kur u përgjigjej telefonatave, thoshte se Alba ishte larguar nga shtëpia.
Çifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjeç, të cilët ndodheshin në banesë në momentin kur ndodhi krimi, por po flinin. Fqinjët shprehen keqardhje për fëmijët, që nuk e dinin se po jetonin me kufomën e nënës së tyre në shtëpi. “Për Allah, le të ishte ndarë, por të mos ia merrte jetën,” thotë një prej tyre.

Ndërkohë, në familjen e Albës, në Cermë-Proshkë të Lushnjës, ka hapur dyert e mortit për të pritur të afërmit dhe miqtë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKZEKUTIMI I BIZNESMENIT ARDIAN NIKULAJ/ Portugezi Ruben Saraiva shpallet zyrtarisht autor i vrasjes
Previous article PARALAJMËRON Erdogan: Damasku do të jetë objektivi i radhës së rebelëve

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97 Aktualitet

"SHQIPËRIA RA PRE E KAPITALIZMIT..."/ Gazetarja shqiptare e “Financial Times” rikthen traumën e ’97

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido Aktualitet

VIDEOLAJM/ Përplasje para Kuvendit, protestuesit rrethojnë deputetin e PS Ardit Bido

"TURP, TURP"/ Deputetët dalin nga salla e seancave plenare, protestuesit i zënë mat Aktualitet

"TURP, TURP"/ Deputetët dalin nga salla e seancave plenare, protestuesit i zënë mat

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT