• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI/ Shkencëtarët: Edhe të vaksinuarit përhapin Deltën, ky variant infekton me shpejtësi të frikshme
Home
Jetë

ALARMI/ Shkencëtarët: Edhe të vaksinuarit përhapin Deltën, ky variant infekton me shpejtësi të frikshme

21 August, 2021 s.autor Jetë

Varianti Delta përhapet më lehtë sesa variantet e tjera të virusit korona edhe ndër personat e vaksinuar kundër Covid-19. Prandaj ekspertët rekomandojë edhe më tej mbajtjen e maskave dhe respektimin e distancës fizike.

Raportet nga vende të ndryshme po konfirmojnë frikën e shkencëtarëve sipas të cilëve varianti Delta që u përhap me shpejtësi të frikshme në prill dhe maj 2021 në Indi ka më shumë të ngjarë se variantet e tjera që të përhapet ndërmjet personave të vaksinuar.

Të dhënat nga testet e Covid-19 në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Singapor tregojnë se personat e vaksinuar që infektohen me Delta-Sars-CoV-2 mund të kenë në zgavrën e hundës po aq virus sa të pavaksinuarit.

Kjo do të thotë që pavarësisht nga mbrojtja prej vaksinimit, disa nga të vaksinuarit mund ta kalojnë virusin Delta tek të tjerët dhe të kontribuojë për përhapjen e tij, thotë David O’Connor, virolog në Universitetin Wisconsin-Madison.

Mbajtja e maskave duhet të vazhdojë

Rezultatet bëjnë të qartë se sa të rëndësishme janë masat mbrojtëse si mbajtja e maskave në ambiente të mbyllura për të zvogëluar transmetimin. Studiuesit theksojnë se vaksinat Covid-19 mbrojnë kundër sëmundjeve të rënda dhe vdekjeve, por të dhënat mbi transmetimin e variantit Delta tregojnë se “njerëzit që vaksinohen duhet të respektojnë megjithatë masat parandaluese”, thotë bashkautori i studimit Thomas Friedrich, virolog në Universitetin Wisconsin-Madison.

Vatra përhapjeje edhe festat e vogla familjare

Të dhënat nga Provincetown, Massachusetts arrijnë në rezultate të ngjashme. Në Provincetown u bënë analiza të pjesëmarrësve në aktivitete dhe tubime të mëdha, kurse në Wisconsin u bënë analiza të njerëzve që kishin marrë pjesë në festa të vogla familjare. Dhe sipas studiuesve edhe grupimet me pak vetë mund të kontribuojnë për përhapjen e variantit Delta.

“Duke pasur parasysh nivelet e larta të virusit Delta që vërehen në javën e parë të infektimit, masat mbrojtëse si maskat dhe higjiena e duarve të mund të zvogëlojnë transmetimin janë të rëndësishme për të gjithë, pavarësisht nga statusi i vaksinimit, “thotë bashkautori i studimit Barnaby Young, studiues i sëmundjeve infektive në Qendrën Kombëtare për Sëmundjet Infektive në Singapor./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article JANË RIKTHYER SËRISH BASHKË? Zbulohet destinacioni i “arratisjes” së Norës dhe Robertit
Previous article PËRVEÇ SHQIPËRISË E KOSOVËS/ Kush janë 13 vendet që do të strehojnë afganë

s.autor

Postime të ngjashme

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes Jetë

SHOKUESE NË BRAZIL/ Influencerja 22-vjeçare vdes pak javë pas operacionit për gjoksin, ja për çfarë dyshohet dhe misteri i ngjarjes

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël Jetë

STUDIMI: Foshnjat e lindura nga nëna me anemi kanë tru më të vogël

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe… Jetë

TMERR NË FINANDË/ 27-vjeçari akuzohet për abuzim seksual online ndaj 361 fëmijëve, i kontaktonte nëpërmjet Snapchat-it dhe…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT