• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARMI NGA VIRUSI I NILIT/ Reagon Vasili:OBSH të mblidhet urgjent.Manasterliu të…
Home
Shqipëri

ALARMI NGA VIRUSI I NILIT/ Reagon Vasili:OBSH të mblidhet urgjent.Manasterliu të…

23 August, 2018 k.autor Politikë, Shqipëri

Ish-ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili i ka bërë një apel publik, ministrisë së Shëndetësisë lidhur me epideminë e fruthit që ka rënë në Europë. Në mesazhin e tij në Fb, Vasili shkruan:

“Pata tërhequr fort vëmendjen e ministrisë së Shëndetësisë për mosinformimin e opinionit publik për ethet e Nilit Perëndimor, si emergjencë e shëndetit publik që është prezente prej muajsh në Ballkan dhe Europë.

Pas një reagimi nervoz, politik dhe joprofesional e të pajustifikuar, më në fund ministria reagoi dhe ka publikuar këshillat e domosdoshme për opinionin, ndonëse me shumë vonesë – gjithsesi është i mirëpritur reagimi i saj. Ndërkohë, epidemia e fruthit vazhdon të jetë një problematikë e hapur dhe këshillimi dhe informimi i opinionit publik dhe medias është i varfër.

Znj. Susanna Jakab, drejtore e OBSH-së për Europën deklaron: “Jemi përpara një rritjeje dramatike të infeksioneve dhe zgjatjes së epidemisë së fruthit në shumë shtete. Duhen marrë masa të menjëhershme për të penguar përhapjen e tij”.

Për këtë arsye, OBSH-ja do të mblidhet në 17-20 shtator në Romë për këtë emergjencë. Ndaj ministria e Shëndetësisë duhet të intensifikojë punën dhe informimin për fruthin që kjo emergjencë të kalohet sa më qetë dhe pa pasoja.

Kur është fjala për epidemi dhe për probleme të shëndetit publik është më mirë për ministrinë e Shëndetësisë që të dëgjojë sa më shumë në vend që të reagojë vend e pa vend dhe pa argumente.

Si profesionist unë do të vazhdoj të jap mendimet e mia bazuar në kritere profesionale, pasi kur bëhet fjala për epidemi dhe emergjenca shëndetësore fjalën e ka profesioni dhe jo politika; kush bën të kundërtën bëhet personalisht i padobishëm dhe publikisht, i dëmshëm.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKTIVITETET TURISTIKE: Shkodra mirëpret "Festivalin e Xhazit". Promovimi artistëve të rinj që...
Previous article FLUKSI I HYRJEVE DHE DALJEVE NË KAPSHTICË/ Shifrat: Vetëm në një ditë 3400 persona kanë hyrë në Shqipëri

k.autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT