• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
FLUKSI I HYRJEVE DHE DALJEVE NË KAPSHTICË/ Shifrat: Vetëm në një ditë 3400 persona kanë hyrë në Shqipëri
Home
Sociale

FLUKSI I HYRJEVE DHE DALJEVE NË KAPSHTICË/ Shifrat: Vetëm në një ditë 3400 persona kanë hyrë në Shqipëri

23 August, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Emigrantët shqiptarë po largohen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë. 24 orët e fundit shënuan nisjen e fluksit të largimit drejt Greqisë, ku vetëm nga dogana e Kapshticës dolën mbi 4800 persona.  Autoritetet shqiptare kanë shtuar sportelet në dalje, por radhët dhe vonesat nuk munguan.

Përfundimi i pushimeve verore por dhe festës së Kurban Barjamit po shoqërohet me fluks në dalje në të gjitha pikat kufitare të vendit.

Emigrantët po kthehen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë.

E enjtja shënoi rritjen e fluksit të largimeve në Kapshticë.

4802 persona kanë dalë në 24 orët e fundit nga kjo pikë e kalimit kufitar, ndërsa 3419 të tjerë lanë vendin nga Qafë Thana.

Autoritetet shqiptare kanë shtuar sportelet në dalje, por radhët dhe vonesat  nuk munguan.

Disa prej tyre thanë se pritën për më shumë se një orë e gysmë.

“Pritëm rreth një orë e gjysmë, krahasuar me vitet e kaluara pak më mirë”.

Nuk mungojnë as rastet e të indinjuarve, si ky çift që thotë se detyrohen të presin në radhë me të sëmurë apo invalidë në makinë. Ndaj për këtë kërkojnë zgjidhje të veçantë.

“Kjo makinë është makinë invalidi me të gjitha karta, transportoj një të sëmurë, është ambulancë. Nuk na lënë të kalojmë, prisni rradhën. Ne kemi llogaritur të nisemi gjysmë orë më parë. Tani ai thotë të futen këto, pa të hysh ti”.

Por në krahasim me vitet e kaluara, emigrantët që jetojnë e punojnë në Greqi nuk e mohojnë një përmirësim të situatës në kufi.

Fluksi në dalje në të gjitha pikat kufitare pritet të vijojë deri në fund të muajit gusht që shënon përfundimin zyrtar të sezonit të pushimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ALARMI NGA VIRUSI I NILIT/ Reagon Vasili:OBSH të mblidhet urgjent.Manasterliu të...
Previous article Menduam se i vishnin vetëm femrat/ Trendi që po sjell Getoar Selimi do ju lërë "pa mend" (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT